Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lija e majmunit! Manastirliu mbledh ekspertët, çfarë u vendos

11:57 30/05/2022
Reading Time: 3 min lexim

Lija e Majmunit është virusi që po alarmon shumë vende të botës, madje edhe në vendin tonë fqinj Greqinë janë njoftuar infektime.

Nisur nga kjo situatë, mëngjesin e sotmë është mbledhur Komiteti Kombëtar Teknik- Këshillues i Imunizmit në Institutin e Shëndetit Publik, për masat praprake për virusin e lisë së majmunit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, mori pjesë në këtë takim, ku foli për planin e masave të shëndetit publik për këtë situatë.

Komiteti i Ekspertëve të Imunizimit ka rekomanduar vaksinën e lisë për kontaktet e afërt dhe personelin shëndetësor, në rast të shfaqjes së rasteve me linë e majmunit.

“Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimt ka marrë vendim, në trajtën e një rekomandimi, për të mundësuar që përsa i përket kontakteve të afërta të rasteve m, të cilat mund të diagnostikohen me linë e majmunit, të mundet të përdoret vaksina e lisë.

Një vaksinë, e cila ka një efikasitet, sikurse edhe studimet tregojnë, rreth 85% përsa i përket mbrojtjes nga lia e majmunëve. Vlerësohet nga ekspertët tanë që do të jetë një sasi, e cila për këtë fazë do t’i dedikohet kontakteve shumë të afërta apo edhe personelit mjekësor, që mund të jenë në përballje këtë sëmundje”, tha Manastirliu.

Gjithashtu në kuadër të masave të marra, Manastirliu tha po bëhen përgatitjet për diagnostikimin e lisë së majmunit në laboratorin e ISHP, ndërkohë që bëri me dije se aktualisht po bashkëpunohet me laboratorët e referencës.

“Ne jemi duke u përgatitur me Institutin e Shëndetit Publik që, nëpërmjet metodës PCR, të mund të kemi edhe në Shqipëri pikërisht mostrat primer, të cilat mund të evidentojnë edhe në vendin tonë, në këtë laborator të ISHP-së, diagnostikimin e lisë së majmunit. Aktualisht ne jemi duke bashkëpunuar me laboratorët e referencës në Londër dhe në Hollandë, për të patur mundësinë që mostrat të cilat mund të jenë të dyshuara, të mundet të referohen menjëherë, ashtu sikurse bëjmë edhe me rastet e ndryshme të varianteve të Covid19”, bëri me dije Manastirliu.

Edhe pse Shqipëria është një vend me risk të ulët përsa i përket lisë së majmunit, Manastirliu theksoi se ka një survejancë të shtuar aktive.

“Ashtu siç ekspertët referojnë, jemi një vend që ka një risk të ulët. Por ne, ashtu sikurse kemi vendosur në dispozicion për të gjithë sëmundjet infektive, survejancën aktive në të gjithë vendin, edhe për sa i përket lisë së majmunit ne kemi vendosur një survejancë të shtuar aktive, përsa i përket gjithë rrjetit sentinel. Janë kryer të gjithë trajnimet e nevojshme në personelin mjekësor në kujdesin parësor, në Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, për të mundësuar evidentimin në kohë të rasteve, të cilat më pas, nëpërmjet laboratorëve të referencës, vlerësohen dhe shihen nëse do të ketë raste me linë e majmunit” tha Manastirliu.

Shefja e Depatamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino, nënvizoi se sëmundja e lisë së majmunit ka një risk të ulët për popullatën e përgjithshme dhe vaksinimi ka efikasitet për grupet në risk.

“Për çështjen e lisë së majmunit, Komiteti Ekspertëve për vaksinimin është mbledhur, ka shqyrtuar situatën aktuale në botë, riskun për popullatën, normalisht risku për popullatën e përgjithshme është i ulët, jo vetëm tek ne po në gjithë vendet e Bashkimit Europian.  Përveç masave të tjera si izolimi dhe masave të tjera për një sëmundje të transmetohet nëpërmjet kontaktit apo skpërklave të mëdha, Komiteti ka vendosur masën e përdorimit të vaksinës.

Lija e majmunit nuk ka një vaksinë specifike, por mendohet që vaksina, e cila është përdorur për variolën apo lijën e zezë siç edhe njihet në popullatë është një vaksinë e cila ka 85% efikasitet në parandalimin e sëmundjes, ose në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes. Për këtë arsye u diskutua që për grupet në risk të kemi mundësi vaksinimin”,- theksoi Bino.

Komiteti Kombëtar Teknik -Këshillues i Imunizmit përbëhet nga ekspertë të fushës, drejtohet nga prof. Eduard Kakarriqi, me përbërje anëtarë prof. Gjeorgina Kuli-Lito, prof. Najada Çomo, prof. Genc Sulcebe, prof. Aida Bushati.

Të lidhura

“Ju flini gjumë mbi dosjen”/ Drejtësia zvarritet për të falur vrasjen e Martinit
Aktualitet

“Ju flini gjumë mbi dosjen”/ Drejtësia zvarritet për të falur vrasjen e Martinit

Në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës, atmosfera u elektrizua nga një përplasje e dhimbshme, e cila pasqyroi më mirë...

20:46 22/05/2025
BE nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Bota

BE nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka filluar heqjen e...

20:05 22/05/2025
Para
Foshnja u gjet i pajetë në valixhe, del ekspertiza për ngjarjen horror në Korçë

Foshnja u gjet i pajetë në valixhe, del ekspertiza për ngjarjen horror në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Ju flini gjumë mbi dosjen”/ Drejtësia zvarritet për të falur vrasjen e Martinit

“Ju flini gjumë mbi dosjen”/ Drejtësia zvarritet për të falur vrasjen e Martinit

20:46 22/05/2025
BE nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

BE nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

20:05 22/05/2025
Panik në ajër/ Avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente

Panik në ajër/ Avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente

19:28 22/05/2025
Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s, plagoset një person

Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s, plagoset një person

19:14 22/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.