Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ligji për bashkëqeverisjen, LSI paralajmëron padi

13:30 05/11/2021
Reading Time: 3 min lexim

Lëvizja Socialiste për Integrim do ta dërgojë ligjin për bashkëqeverisjen në Gjykatën Kushtetuese i miratuar dje nga maxhoranca. Ish-deputetja e LSI Silva Caka tha sot se ky ligj ngre një Agjenci e cila është në grushtin e Kryeministrit dhe nuk ka asgjë më pak se komitetet e dikurshme të partisë.

Sipas saj, ngritja e kësaj strukture spiunimi, tregon se shteti ka rënë dhe korrupsioni ka dalë jashtë kontrollit, madje ajo që është akoma edhe më e frikshme është fakti që me këtë ligj antikushtetues, duan të legjitimojnë moskryerjen e detyrave, të vonojnë qytetarët në rivendosjen e të drejtës së cenuar, të kontrollojnë veprimtarinë e pavarur të institucioneve të vetëqeverisjes vendore, si dhe të ushtrojnë presion mbi punonjësit e administratës deri në pikën e shantazhit apo kërcënimit.

Caka theksoi se Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje nuk është asgjë tjetër përveçse një organizëm gjobëvënësish shtetërorë, apo më saktë sekserë të gjobave, për të mbajtur gjallë klientelën e Kryeministrit.

Kujtojmë që  ky ligj përcakton rregullat për bashkëqeverisjen me qytetarët nëpërmjet gjithëpërfshirjes së tyre në politikëbërje, garantimin e pjesëmarrjes së tyre në procedurat administrative vendimmarrëse, rritjen e përgjegjshmërisë dhe të llogaridhënies së administratës shtetërore.

Deklarata e plotë e ish-deputetes Silva Caka
Dje, maxhoranca e kapur dhe e inkriminuar, miratoi në seancë plenare antiligjin “Për bashkëqeverisjen”.

Ky ligj antikushtetues dhe antiligjor, tashmë i miratuar në rresht nga deputetët rilindas, ngre një Agjenci e cila është në grushtin e Kryeministrit dhe nuk ka asgjë më pak se komitetet e dikurshme të partisë.

Ngritja e kësaj strukture spiunimi, tregon se shteti ka rënë dhe korrupsioni ka dalë jashtë kontrollit, madje ajo që është akoma edhe më e frikshme është fakti që me këtë ligj antikushtetues, duan të legjitimojnë moskryerjen e detyrave, të vonojnë qytetarët në rivendosjen e të drejtës së cënuar, të kontrollojnë veprimtarinë e pavaruar të institucioneve të vetëqeverisjes vendore, si dhe të ushtrojnë presion mbi punonjësit e administratës deri në pikën e shantazhit apo kërcënimit.

Shkelja e rëndë e të dhënave personale, shqetësim madhor edhe i OSBE/ODIHR-it dhe Bashkimit Europian, në mënyrë të dëshpëruar, kërkon të legjitimohet, pra patronazhistët po synohen të bëhen spiunë të ligjshëm.

Por çfarë tregon analiza ligjore e këtij ligji të sapomiratuar:
Ky ligj i shpikur nga halli është në konflikt dhe kundërshtim të hapur me disa ligje njëherësh dhe këtu do të përmendja ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, ligjin “Për statusin e nëpunësit civil”, ligjin “Për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” e shumë të tjerë.

Kjo monstër ligjore merr në mënyrë arbitrare rolin e oficerit të policisë gjyqësore, të prokurorit dhe të gjyqtarëve të gjykatave administrative.
Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje nuk është asgjë tjetër përveçse një organizëm gjobëvënësish shtetërorë, apo më saktë sekserë të gjobave, për të mbajtur gjallë klientelën e Kryeministrit.

Lëvizja Socialiste për Integrim ju njofton se me të përfunduar cikli i plotë i hyrjes në fuqi të këtij ligji antikushtetues dhe antiligjor, do t’a padisë atë në Gjykatën Kushtetuese.

 

Të lidhura

Helmimi në kopshtin e Gramshit tronditi vendin: Prindërit paralajmërojnë protestë
Aktualitet

Helmimi në kopshtin e Gramshit tronditi vendin: Prindërit paralajmërojnë protestë

Një ngjarje e rëndë shëndetësore ka tronditur qytetin e Gramshit, ku dyshohet se dhjetëra fëmijë të një kopshti shtetëror janë...

21:10 24/05/2025
Nga Parada e Krenarisë në propagandë: Kur fëmijët përdoren si flamuj të një ideologjie
Aktualitet

Nga Parada e Krenarisë në propagandë: Kur fëmijët përdoren si flamuj të një ideologjie

Sot, në zemër të Tiranës, u zhvillua “Parada e Krenarisë”, një ngjarje e organizuar në emër të të drejtave të...

15:52 24/05/2025
Para
Përgjysmim të tatimit për pagat 40 deri në 50 mijë lekë, Rama tregon sa persona përfitojnë

Përgjysmim të tatimit për pagat 40 deri në 50 mijë lekë, Rama tregon sa persona përfitojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Helmimi në kopshtin e Gramshit tronditi vendin: Prindërit paralajmërojnë protestë

Helmimi në kopshtin e Gramshit tronditi vendin: Prindërit paralajmërojnë protestë

21:10 24/05/2025
Nga Parada e Krenarisë në propagandë: Kur fëmijët përdoren si flamuj të një ideologjie

Nga Parada e Krenarisë në propagandë: Kur fëmijët përdoren si flamuj të një ideologjie

15:52 24/05/2025
Një natë tmerri në Gaza: Mjekja palestineze humb 9 fëmijët e saj nga një sulm ajror

Një natë tmerri në Gaza: Mjekja palestineze humb 9 fëmijët e saj nga një sulm ajror

14:20 24/05/2025
Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpall rezultatet për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpall rezultatet për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

13:39 24/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.