Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lidhja hekurudhore Durrës-Prishtinë, ankimohet tenderi për studimin e fizibilitetit

13:35 20/12/2022
Reading Time: 2 min lexim

Pak ditë pas mbylljes së procedurës së prokurimit për studimin e fizibilitetit të linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë kanë filluar edhe ankimimet.

Në Komisionin e Prokurimit Publik është depozituar ankesa e një prej operatorëve pjesëmarrës të cilët duket se nuk kanë rënë dakord me vlerësimin e bërë mbi këtë procedurë. Ankimimi ka për bazë autoritetin kontraktor në këtë rast Hekurudhën Shqiptare por ende në faqen e KPP ende nuk është ngarkuar dokumentacioni argumentues i operatorit ekonomik

. Në një dalje pak ditë më parë edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se tashmë procesi i tenderimit ishte mbyllur dhe se do të kalohej në një fazë tjetër.

Procedura e prokurimit që kishte në objekt “Studim Fizibiliteti dhe projekt-ide për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë” u hap në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik në mes të tetorit me një fond limit prej 200 milionë lekë apo rreth 1.7 milionë euro.

“Ndërtimi i linjës hekurudhore (Durrës – Prishtinë) është i një rëndësie të veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën pasi do të mundësojë një zhvillim të shpejtë të transportit hekurudhor të udhëtarëve dhe mallrave. Kjo linjë e re hekurudhore do të plotësojë së pari nevojat e transportit të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe nevojat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, duke përfshirë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe vende të tjera që janë gjithashtu të lidhura me Korridorin Hekurudhor X (dhjetë) dhe Korridorin Hekurudhor IV (katër)”, thuhej në termat e referencës për procedurën e shpallur.

I njëjti dokument jep edhe tre arsyet se pse kjo linjë ka rëndësi të veçantë.

“E para është se përmes kësaj linje hekurudhore shkëmbimi i transportit të mallrave ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit më të gjerë do të rritet ndjeshëm për shkak të kostove më të ulëta dhe kapaciteteve më të mëdha; e dyta lidhet me zhvillimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve i cili do të jetë shumë tërheqës dhe i favorshëm për të dy vendet dhe më gjerë; ndërsa e treta është se kjo linjë hekurudhore ofron alternativën më të mirë dhe më të favorshme për lidhjen më të shkurtër të rrjetit hekurudhor të Shqipërisë, përkatësisht të korridorit hekurudhor VIII (tetë) me korridorin hekurudhor X (dhjetë)”, thuhet në dokument.

Kohëzgjatja e pritshme e studimit pas nënshkrimit të kontratës me një operator fitues është 14 muaj, nga të cilët 2 (dy) muaj për Fazën Fillestare dhe 12 (dymbëdhjetë) muaj për përgatitjen e Studimit.

Të lidhura

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë
Aktualitet

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë

Gisele Pelicot, gruaja franceze që tronditi opinionin publik me rrëfimin e saj për dhunimin e përsëritur për më shumë se...

23:02 13/07/2025
Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj
Aktualitet

Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

Nga Klodian Tomorri Te indinjuarit nga bujtinat e Thethit Nga te gjithe te indinjuarit per ceshtjen e Thethit, dallon nje...

19:44 13/07/2025
Para
SPAK çoi në gjykatë dosjen e inceneratorit të Fierit, Kryemadhi: Ku janë Subashi, Agaçi dhe Rama?

SPAK çoi në gjykatë dosjen e inceneratorit të Fierit, Kryemadhi: Ku janë Subashi, Agaçi dhe Rama?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë

23:02 13/07/2025
Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

19:44 13/07/2025
“Të ulemi, jo të shembim”, Famullitari i Shkodrës bën thirrje për dialog në Theth

“Të ulemi, jo të shembim”, Famullitari i Shkodrës bën thirrje për dialog në Theth

19:17 13/07/2025
Sazani dhe Karaburuni magjepsin turistët e huaj

Sazani dhe Karaburuni magjepsin turistët e huaj

18:32 13/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.