Ditën e sotme Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka konfirmuar se po planifikon të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës. Ndërsa ende nuk janë bërë të ditura planet zyrtare për funeralin e saj, ceremonia pritet të zhvillohet brenda 10 ditëve pas vdekjes së saj, sipas mediave të huaja.
Monarkja 96-vjeçare vdiq të enjten në Balmoral, Skoci, e rrethuar nga anëtarët e familjes mbretërore. Homazhet për sovranen kanë vërshuar nga e gjithë bota, duke përfshirë Biden, i cili e përshkroi atë si një “grua shteti me dinjitet dhe qëndrueshmëri të pakrahasueshme”.
Duke folur me gazetarët teksa hipi në Air Force One të premten, presidenti tha se ka në plan të marrë pjesë në funeral, por nuk e di se si janë ende detajet. Ai shtoi se nuk ka folur me mbretin Charles III që prej vdekjes së nënës së tij, duke thënë: “Unë e njoh atë, nuk kam folur me të, nuk e kam telefonuar akoma”.
Biden ishte presidenti i 13-të dhe i fundit amerikan që takoi Mbretëreshën, mbretërimi i së cilës zgjati shtatë dekada. Mbretëresha kishte takuar çdo president amerikan që nga Dwight Eisenhower, me përjashtim të Lyndon Johnson sepse ai nuk e vizitoi Britaninë gjatë presidencës së tij.
Presidenti rus Vladimir Putin nuk besoj do të marrë në ceremoni, me një zëdhënës të lartë të Kremlinit duke thënë se Mbretëresha nuk ka “zënë vend në zemrat e rusëve”.
Pas lajmit për vdekjen e saj, Putin i dërgoi mbretit Charles një telegram duke i ofruar ngushëllimet e tij dhe duke i uruar atij forcë përballë humbjes së tij të parikuperushme.
Megjithatë, të premten, zëdhënësi Dmitry Peskov tha: “Unë nuk mendoj se ajo (Mbretëresha Elizabeth II) ka zënë vend në zemrat e rusëve”.
“Ajo trajtohej me respekt në Rusi, si kudo në botë, ajo u trajtua me respekt për mençurinë e saj, për autoritetin e saj ndërkombëtar. Cilësi të tilla janë të pakta në skenën ndërkombëtare.”
Ai shtoi se nuk është bërë e ditur nëse një përfaqësuesi rus do t’i kërkohet të marrë pjesë në ndonjë ngjarje për Mbretëreshën, me marrëdhëniet Mbretërinë e Bashkuar-Rusi.
Ndërsa presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se do të dëshironte të merrte pjesë në funeralin e Madhërisë së Saj. Ai u tha gazetarëve se e njihte mbretëreshën, pasi e kishte takuar dy herë në Pallatin Buckingham dhe i ka dërguar ngushëllimet më të thella familjes mbretërore.
Një person që pritet të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës është Emmanuel Macron. Presidenti francez shprehu “trishtim të thellë” dhe një ndjenjë “zbrazëtie” pas vdekjes së monarkes dhe vlerësoi “dashurinë e saj të madhe për Francën”.
Duke e përshkruar atë si një “kryetare të madhe shteti”, ai shtoi se Britania dhe Franca kishin krijuar një “partneritet të ngrohtë, të sinqertë dhe besnik” nën mbretërimin e saj.
“Për ju, ajo ishte mbretëresha juaj. Për ne, ajo ishte mbretëresha”, tha Macron.
Perandori i Japonisë Naruhito po planifikon të marrë pjesë në funeral dhe ai mund të shoqërohet nga kryeministri Fumio Kishida, kanë raportuar mediat japoneze.
Do të ishte udhëtimi i parë i perandorit jashtë shtetit që nga marrja e fronit në maj 2019.