Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Licenca e kazinosë/ Financat shpallin garën ‘për sy e faqe’ dhe lënë afat deri më 22 tetor për të paraqitur…

15:48 28/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Para se të bëhej publik dhe zyrtarisht lajmi për kthimin e qendrës së Tiranës në një zonë “argëtimi”, për kazino dhe lojëra fati, në kryeqytet kishin kohë që përfliteshin si vendet, ashtu dhe kompania që do të merrte monopolin e ri të kazinove.

Gati dy vite më parë kur qeveria nëpërmjet një operacioni të bujshëm mbylli në vend të gjithë pikat e lojërave të fatit dhe kazinotë, në qendër të Tiranës ishtem vetëm “Regency Casino” të kompleksi “Tajvan” në qendër të Tiranës.

Kjo kazino ishte e vetmja dhe për gati dy vite mbajti dhe “monopolin” e ushtrimit të aktivitetit në sektorin e lojërave të fatit.

Por tani dy javë pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e zonës, ku do të lejohen lojërat e fatit të llojit “kazino” në kryeqytet, Ministria e Financave ka shpallur garën pajisjen me licencë.

Zona e lejuar është nga rruga “Urani Pano”, tek rruga “Dedë Gjon Luli”, rruga “Ibrahim Rrugova”, Bulevardi “Zhan D’Ark”, dhe rruga “Xhorxh Ë. Bush”.

“Apeks” emri më i përfolur

Edhe pse qeveria ka caktuar një garë të hapur dhe një afat kohor, për të gjitha subjektet që duan të paraqesin dokumentet për të përfituar një licencë kazinoje, prej kohësh në analet e Tiranës dhe në media ka qarkulluar emri i kompanisë që do të vendosë monopolin e ri në këtë biznes.

Ajo është kompania “Apex” me pronar zyrtar biznesmenin Daljan Avdia. Kohët e fundit, “Apex” ndryshoi edhe emrin në “Adria Entartainment”, duke marrë më 19 maj 2020 dhe licencën nga qeveria “Rama”, për të hapur kazino elektronike në hotele me pesë yje, për 10 vjet.

Pronari i kompanisë “Apex”, Dajlan Avdia, është aktualisht një nga ndërtuesit e disa prej ndërtimeve kryesore në qendër të Tiranës, përfshirë edhe godinën “Book Building”.

Kjo e fundit, është përfshirë në zonën e hartës së re kufizuese, ku do të zhvillohet aktiviteti e lojërave të fatit brenda qendrës së Tiranës.

Pas datës 28 qershor 2020, skadoi edhe leja e të vetmes kazino të licencuar në vend “Regency International Casino Tirana”, e vendosur tek “Tajvani” në parkun “Rinia”.

Pas kësaj, kompania “Apex-al” po përflitet se do të ketë monopolin e lojërave të fatit në vend.

Aplikimi për licencë

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, për shpalljen e garës, të interesuarit kanë afat deri më 10 tetor për të paraqitur aplikimin e tyre pranë zyrave të AMLF-së, deri në orën 16.30 të pasdites.

Dokumentacioni duhet të paraqitet në gjuhën shqipe, dhe në rast se është në gjuhë të huaj duhet të shoqërohet me përkthimin e vërtetuar shqip.

Ato duhet të dorëzohet në dy kopje origjinale dhe fotokopje, dhe pjesë e dosjes duhet të jenë të gjitha kriteret e përcaktuara në VKM nr. 690 të datës 2 shtator 2020, dhe dokumentet duhet të jenë lëshuar nga institucionet jo më parë se 3 muaj.

Ndërsa shqyrtimi i aplikimeve do të nis në orën 9 të mëngjesit pranë zyrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, më datë 23 tetor 2020, pra një ditë pas mbylljes së garës.

Kushtet

Disa nga kushtet që çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, duhet të dorëzojë pranë AMLF, që të aplikojë për të fituar të drejtën për t’u pajisur me licencë në kategorinë “Kazino”, janë: të jetë shoqëri në republikën e Shqipërisë.

Kompania duhet të ketë kapital jo më pak se 1.2 miliardë lekë, të deklarojë burimin e kapitalit që do të investojë në kazino, të ketë përvojë në këtë fushë.

Gjithashtu, kompania duhet të provojnë që ata së bashku me aksionarët, nuk janë në procese gjyqësore, nuk janë dënuar më parë në fushën e krimit ekonomik, evazionit fiskal, apo doganor dhe një sërë veprash të tjera.

Garuesi nuk duhet të kenë detyrime tatimore të papaguara, apo të jenë debitor ndaj institucioneve shtetërore.

Nga aktiviteti i lojërave të fatit në buxhetin e shtetit arkëtoheshin çdo vit 5.4 miliardë lekë, të ardhura që tani i mungojnë, pasi që nga 1 janari 2019 ato ligjërisht lejohen vetëm kazinotë në hotele me 5 yje dhe resorte.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: Apexaplikimkazinolicenca

Të lidhura

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Aktualitet

Vijon numërimi i zarfeve të diasporës

Partia Socialiste e Shqipërisë vijon të ruajë avantazhin  në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke konsoliduar pozicionin si forcë e...

13:32 16/05/2025
Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës
Aktualitet

Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës, e cila shënohet çdo vit më 16 maj, përkujton një moment historik në shkencë,  realizimin e...

12:59 16/05/2025
Para

10 muaj pa rroga/ U futën në grevë urie, kalvari i vuajtjes së naftëtarëve të Ballshit. Kompanitë që e nxorrën 'gropë'...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vijon numërimi i zarfeve të diasporës

13:32 16/05/2025
Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës

12:59 16/05/2025
Negociatat për paqe, përfundon takimi trepalësh në Stamboll

Negociatat për paqe, përfundon takimi trepalësh në Stamboll

12:48 16/05/2025
Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

12:19 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.