Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lëvizje në Policinë e Shtetit, shkrihet komisariati i Krujës

11:59 17/07/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ardhja e Taulan Ballës në krye t ministrisë së Brendshme ka sjellë lëvizje në Policinë e Shtetit. Është shkrirë komisariati i Krujës, vendim i cili vjen pas ngjarjes së rëndë ku u dhunuan barbarisht 2 qytetarë nga fisi Rraja.  Ndryshime në drejtorinë e Policisë së Tiranës, që kanë sjellë shkrirje të Komisariatit të Krujës.

Njëkohësisht janë marrë masat dhe kryer emërimi dhe caktimi në detyrë i 26 punonjësve të policisë, të marrë nga Komisariatet e tjera të Policisë në varësi të DVP Tiranë, bazuar në përvojën, eksperiencën dhe integritetin e tyre.

NJOFTIMI I POLICISE

Në vijim të masave të ndërmarra për ngjarjen e ndodhur me datë 06.07.2023, ku një ndër to ishte dhe rinovimi i personelit të niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë, si dhe për dhënien e impulseve të reja, me qëllim arritjen e rezultateve më të mira në luftën kundër krimit në përgjithësi, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe krimeve kundër jetës e pronës, janë kryer emërimet në detyrat e nivelit menaxherial të shefit të Komisariatit, zëvendësshefit të Komisariatit ai dhe shef për Hetimin e Krimeve si dhe të shefit të Seksionit të Patrullës së Përgjithshme.

Njëkohësisht janë marrë masat dhe kryer emërimi dhe caktimi në detyrë i 26 punonjësve të policisë, të marrë nga Komisariatet e tjera të Policisë në varësi të DVP Tiranë, bazuar në përvojën, eksperiencën dhe integritetin e tyre.

Bazuar në Vendimin e Këshillit të Lartë të Vlerësimit të Propozimeve për Emërim, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Drejtues i Parë Tonin Vocaj, kanë firmosur ndryshimet për strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë, konkretisht:

-Lirimin nga detyra të Shefit të Komisariatit të Policisë Krujë Komisar Elton Shahini dhe emërimin në këtë detyrë të Komisar Kreshnik Alimadhi.

-Lirimin nga detyra të Zëvendësshefit të Komisariatit/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, Nënkomisar Ajet Bega dhe emërimin në këtë detyrë të Nënkomisar Sadik Topuzi,

-Lirimin nga detyra të Shefit të Seksionit në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Krujë nënkomisar Anri Nazaj dhe emërimin në këtë detyrë të Nënkomisar Dashamir Ilamaj

-Transferimin e menjëhershëm të 26 punonjësve të Policisë të nivelit zbatues, pjesë të strukturave të njësisë operacionale, të strukturës së Policimit në Komunitet dhe të Patrullës së Përgjithshme.

Ndryshimet e fundit, nuk erdhën vetëm si pasojë e ngjarjes së datës 06.07.2023, por dhe si rrjedhojë e një analize të gjerë të punës të bërë për 6-mujorin e parë të vitit 2023, bazuar në statistikat e kriminalitetit dhe problematikave të tjera të rendit e sigurisë, ku një numër personash me precedent kriminal, banorë të juridiksionit territorial që mbulon Komisariati i Policisë Krujë, janë përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale me impakt tek qytetarët.

Me qëllim forcimin e rendit dhe sigurisë në këtë territor, bazuar dhe në hartën e re gjyqësore dhe organizimit të sistemit të Prokurorisë së Përgjithshme është bërë dhe riorganizmi i strukturave për ti paraprirë një qasjeje të re të kontrollit të territorit, të evidentimit dhe goditjes së aktiviteteve kriminale si dhe për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në këtë territor. Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë duke qenë përgjegjëse për çështjet e rendit dhe sigurisë, janë komanduar në Komisariatin e Policisë Krujë një trupë policore e repartit special Shqiponja dhe Shigjeta, me qëllim kontrollin më të mirë të territorit dhe për një reagim më të shpejtë në rast problematikash.

Të tjera

RAI 3 zbardh skemën: Ndërtimi në Shqipëri dhe paratë e krimit
Aktualitet

RAI 3 zbardh skemën: Ndërtimi në Shqipëri dhe paratë e krimit

Një investigim i emisionit italian “Presa Diretta” në RAI 3 hedh dritë mbi lidhjet mes sektorit të ndërtimit në Shqipëri...

16:01 01/04/2026
Rama nis turin për “Punët e Shqipërisë”, por punët e pambaruara e presin në derë
Aktualitet

Rama nis turin për “Punët e Shqipërisë”, por punët e pambaruara e presin në derë

Partia Socialiste po hyn në një tur të ri kombëtar nën moton “Punët e Shqipërisë”, i parashikuar të zgjasë 9...

15:43 31/03/2026
Para
Takimi joformal në Tiranë i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, pse mungoi Kurti

Takimi joformal në Tiranë i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, pse mungoi Kurti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

RAI 3 zbardh skemën: Ndërtimi në Shqipëri dhe paratë e krimit

RAI 3 zbardh skemën: Ndërtimi në Shqipëri dhe paratë e krimit

16:01 01/04/2026
Vjosa Osmani dekoron Kombëtaren e Kosovës: “Përfaqësuat në mënyrën më të denjë të mundshme shtetin tonë”

Vjosa Osmani dekoron Kombëtaren e Kosovës: “Përfaqësuat në mënyrën më të denjë të mundshme shtetin tonë”

12:16 01/04/2026
Rama nis turin për “Punët e Shqipërisë”, por punët e pambaruara e presin në derë

Rama nis turin për “Punët e Shqipërisë”, por punët e pambaruara e presin në derë

15:43 31/03/2026
Skandali i radhës: Rritje tarifash pa lidhje me kostot, One Albania faturon inflacionin mbi qytetarët

Skandali i radhës: Rritje tarifash pa lidhje me kostot, One Albania faturon inflacionin mbi qytetarët

14:29 31/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.