Qeveria shqiptare nuk po i kursen as pasuritë kombëtare të vendit, ndër të edhe parkun e Butrintit. Ndërkohë që Joseph J. DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan, e ka vazhduar betejën e tij për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, që ai të mos privatizohet nga një fondacion privat si Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, që e cenon seriozisht.
Në një letër që ai ia dërgon për të siguruar mbështetje, Ndihmës Sekretares së Shtetit, Michelle J. Sison, e krahason rastin e Butrintit në Shqipëri me parkun e famshëm Yelloëstone në SHBA dhe i kërkon znj. Sison që ta adresojë shqetësimin pranë USAID, që të urdhërojë Bordin e Drejtorëve të AADF-së të ndalojë dhe të heqë dorë menjëherë nga përpjekjet e veta sistematike për të marrë përsipër zotërimin e Butrintit.
Kujtojmë që ish-kongresmeni amerikan vazhdimisht ka pasur interes në lidhje me ‘fatin’ e parkut Kombëtar të Butrintit, teksa disa muaj më parë ngriti alarmin për rrezikun që i kanoset trashgimisë së Shqipërisë po jo vetëm.
Theksojmë se letra e plotë e ish-kongresmenit, publikuar nga deputetja e PD Ina Zhupa, e cila i ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e tij të fuqishme për mbrojtjen e pasurisë sonë me vlera të jashtëzakonshme universal, Parkut Kombëtar të Butrintit.
L𝙚𝙩𝙧𝙖 𝙤𝙧𝙞𝙜𝙟𝙞𝙣𝙖𝙡𝙚 𝙣𝙚̈ 𝙖𝙣𝙜𝙡𝙞𝙨𝙝𝙩 𝙙𝙝𝙚 𝙡𝙚𝙩𝙧𝙖 𝙚 𝙥𝙚̈𝙧𝙠𝙩𝙝𝙮𝙚𝙧 𝙣𝙚̈ 𝙨𝙝𝙦𝙞𝙥.
Hon. Michele J. Sison
Assistant Secretary
Bureau of International Organization Affairs (IO)
United States Department of State
Ëashington, D.C.
Tel: 202-647-9600
11 gusht 2023
Ref: Kthimi në UNESCO i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe probleme serioze të pajtueshmërisë për Pasurinë e Trashëgimisë Botërore të Butrintit në Shqipëri, të shkaktuara nga një entitet amerikan
E nderuar ndihmës Sekretare e Shtetit Sison,
Ju shkruan Joseph J. DioGuardi. Jam ish-kongresmen i SHBA-së dhe President e Themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (“AACL”), organizatë jofitimprurëse që i është përkushtuar forcimit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ju përgëzoj fort për vendimin e kthimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në UNESCO. Kjo është padyshim një arritje historike e administratës së Presidentit Biden dhe, siç deklaroi Drejtoresha e Përgjithshëm e UNESCO-s, Dr. Audrey Azoulay, “me këtë kthim, UNESCO do të jetë në një pozicion edhe më të fortë për të kryer misionin e vet”.
Kthimi në UNESCO i SHBA-së-së është veçanërisht i rëndësishëm edhe për një vend si Shqipëria, ku një fondacion me bazë në SHBA, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (“AADF”) është përpjekur që të marrë përsipër zotërimin, kontrollin, menaxhimin dhe përdorimin e Butrintit, një park kombëtar, i regjistruar qysh nga viti 1992 si Pasuri e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për Vlerat e Jashtëzakonshme Universale që ka. Veprimet e AADF-së i tejkalojnë së tepërmi caqet e mandatit ligjor të organizatës, dhe duhet të kufizohen.
Siç mund ta dini, korporata mëmë e AADF-së, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, u themelua në vitin 1996 në zbatim të Ligjit “Mbështetja për Demokracinë në Evropën Lindore” të vitit 1989 (zakonisht i quajtur “Ligji SEED”). Siç thuhet shprehimisht në të, qëllimi i ligjit ishte të nxiste “zhvillimin e sektorit privat”, por jo të uzurponte menaxhimin dhe funksionimin e parkut kombëtar të një vendi tjetër sovran me mbështetjen e dyshimtë të palëve lokale me interesa personale.
Veprimet e padëshiruara të AADF-së për Butrintin kanë ndezur polemika të mëdha në Shqipëri dhe, në vend që të rrisin reputacionin e SHBA-së për bujarinë tonë, kanë nxitur dyshime dhe zhgënjim. Për më tepër, veprimet e AADF-së jo vetëm që shkelin ligjet dhe politikat e SHBA-së, por ato bien në kundërshtim të drejtpërdrejt me Konventën e UNESCO-s të vitit 1972 për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore (“Konventa e Parisit”) në lidhje me sovranitetin e Shteteve Palë.