Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Letra e babait të Granit Xhakës pas eliminimit të Zvicrës: Jam thjesht krenar me ju!

14:16 05/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Pas eliminimit të Zvicrës nga Kampionati Europian i futbollit, babai i kapitenit Granit Xhaka i ka dërguar një letër të hapur të birit dhe ekipit duke i përgëzuar për arritjet e mëdha.

Gazeta SonntagsBlick ka publikuar letrën ku Ragip Xhaka tregon se sa krenar është me djalin e tij dhe me gjithë kombëtaren e Zvicrës. Xhaka shkruan se kur sheh Granitin, nganjëherë i vjen të qajë, ndërsa tregon se ai dhe Taulanti ia thonë njëri-tjetrit kritikat që mund të kenë.

“I dashur Granit, të dashur lojtarë! Unë jam thjesht krenar me Ju!”, e mbyll letrën Ragip Xhaka.

Letra e plotë:

”I dashur Granit, e dashur Nati (kombëtare e Zvicrës),

Vështirë se mund ta imagjinoni se si kam vuajtur. Në Romë unë ju mbështeta duke qenë vetë aty, ndërsa ndeshjet e tjera i pashë në TV nga Zvicra. Dhe të gjithë ishin të lumtur që ju panë kudo.

Nuk ishte gjithmonë e lehtë pas dy ndeshjeve të para dhe kritikave që pasuan. Por ju si ekip nuk e latë veten aspak të dëshpëroheni dhe u ngritët përsëri pas kritikave. Për mua është diçka shumë e bukur të shoh se si e bëtë vendin (Zvicrën) për vete në javët e fundit. Ju jeni rritur në javët e fundit, të gjithë së bashku.

Sigurisht që edhe unë mërzitesha kur mediat kritikonin Granitin për ngjyrosjen e flokëve. Është normale të mbrosh djalin tënd. Por, kur pashë të gjithë ekipin të unifikuar kundër Francës, kjo thjesht më bëri shumë krenar. Çfarë kolektivi, çfarë uniteti! Nga jashtë, unë admiroj mënyrën se si trajneri Vladimir Petkovic ka gjetur kontaktin me ekipin.

Kur shoh Granitin, unë nganjëherë pothuaj qaj. Unë jam babai i tij, shoku i tij dhe mbështetësi i tij që në moshë të vogël. Dhe, si me Taulantin, lidhja jonë është jashtëzakonisht e ngushtë. Mund të them se kur flasin dy vëllezërit ka dhe mospajtime. Flitet me gjuhë të thjeshtë për gabimet në futboll. Pa mashtrim, ata gjithashtu trajtojnë njëri-tjetrin në mënyrë kritike.

Taulanti nuk e fsheh mendimin nëse nuk i pëlqen diçka që ka bërë Graniti. Mama Eli është gjithashtu shumë e rëndësishme për të dy. Ajo është një mbështetje e jashtëzakonshme në familje dhe kur të dy kanë nevojë për këshilla njerëzore, është gjithmonë pranë tyre.

Në përgjithësi, muajt dhe vitet e fundit kanë qenë shumë të këndshme për ne si prindër. Graniti tani ka dy vajza, Taulanti gjithashtu ka një djalë të vogël. Është një kapitull i ri në jetën tonë, me nipërit dhe mbesat. Është diçka që na përmbush kur shohim fëmijët tanë si baballarë tani. Dhe kur të shohësh sa me dashuri i trajtojnë ata fëmijët e tyre, të kënaqet zemra.

A e dija gjithmonë që Graniti ishte një lider? Ajo që e dija gjithmonë është se djali im ecën përpara. Se ai nuk largohet nga asgjë dhe nuk ka frikë. Por mënyra se si ai i drejtonte lojtarët e tjerë kundër Francës ishte një dimension i ri. Mënyra se si ai mori gjithçka mbi vete dhe në të njëjtën kohë inkurajoi të tjerët të shkonin përtej kufijve të tyre ishte diçka thjesht madhështore.

Ishte dëm, natyrisht, që Granit humbi ndeshjen kundër Spanjës. Por kjo tregon karakterin e tij, se si ai sillet. Kjo nuk ishte temë as për një sekondë më. Pasi të ketë ndodhur diçka, Graniti e pranon, nuk merret me të dhe shikon përpara. Pa diskutim.

I dashur Granit, të dashur lojtarë! Unë jam thjesht krenar me Ju!”

 

 

Etiketa: euro 2020Granit Xhakaragip xhakaZvicra

Të lidhura

Trump reagon pas bisedës telefonike me Xi Jinping
Bota

Trump reagon pas bisedës telefonike me Xi Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi Xi Jinpingun, presidentin e Kinës, si një udhëheqës “të ashpër” dhe “jashtëzakonisht të vështirë...

16:46 05/06/2025
‘Më pa dhe tentoi të ikte’, Tafani tregon si u ekzekutua Çajup Selimi
Aktualitet

‘Më pa dhe tentoi të ikte’, Tafani tregon si u ekzekutua Çajup Selimi

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, ka rrëfyer për herë të parë para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

14:26 04/06/2025
Para
Kërkohej nga Interpol Roma, 40-vjeçari arrestohet në Vlorë dhe ekstradohet drejt Italisë

Lëndë narkotike dhe drejtim mjeti pa patentë, arrestohet 46-vjeçari në Pogradec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.