Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Legalizimi i kanabisit/ Zbardhet anketa me 12 pyetje e Ramës për qytetarët

20:13 18/01/2022
Reading Time: 4 min lexim

Edi Rama ka përgatitur një anketë me 12 pyetje që do t’i shpërndajë qytetarëve shqiptarë në të gjithë vendin, për t’i marrë mendim në lidhje me çështje të rëndësishme për vendin. Këto pyetje kanë të bëjnë me legalizimin e kanabisit, çështjen e Ballkanit të Hapur, ndihmës ekonomike, dënimeve për krimet e rënda, vetingun e gjyqtarëve, etj.

Edi Rama:

Unë besoj se ne shqiptarët kemi mundësinë të shkojmë shumë me shpejt përpara duke e dëgjuar njëri-tjetrin pa u ndarë më në llogoret e vjetra politike që nxisin përçarjen, kundër interesit të familjeve shqiptare. Me pyetësorin bashkëngjitur po i japim jetë një kuvendimi popullor, ku duam mendimin tuaj mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë dhe të ardhmen tonë. Eshtë koha t’i lemë pas llogoret e sherrit politik që të hedhim hapa të mëdheni përpara, duke u këshilluar së bashku për vendime me rëndësi. Qoftë Viti i Ri një vit i mbarë, plot shëndet e mundësi të reja për familjen tuaj,

Pyetjet në anketë janë:

1-Ka njerëz që thonë se nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur, duhet të përfitojnë mbrojtje të veçantë sociale nga shteti. Të tjerët thonë se shteti nuk duhet të bëjë diferencime as në këtë rast.Si thoni ju?

2- Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit, duke e dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve.Të tjerë thonë se dënimet në fuqi janë të mjaftueshme për përsëritësit e dhunuesit ndaj familjes e fëmijëve. Cili është mendimi juaj?

3- Ka njerëz që thonë se të punësuarit, që denoncojnë metoda të pagave fiktive nga punëdhënësi duhet të mbrohen nga shteti me dëmshpërblim financiar me largim të padrejtë nga puna, kur denoncimi i tyre vërtetohet, ndërsa punëdhënia në fjalë duhet penalizuar me ashpërsim të masave në fuqi. Të tjerë thonë se masat në fuqi ndaj punëdhënësve që abuzojnë me pagat e punonjësve janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?

4- Ka njerëz që thonë se ata që kanë fituar statusin e pensionistit, por që vazhdojnë ende të punojnë, nuk duhet të paguajnë kontributet shoqërore. Të tjerë mendojnë se nuk duhet bërë një diferencim i tillë. Si mendoni ju? 

5- Ka njerëz që thonë se emigrantëve shqiptarë që duan të depozitojnë në Shqipëri kursimet e tyre, duhet t’u jepet amnisti e plotë. Të tjerë thonë se depozitimet në vendin tonë, të kursimeve të punës në emigracion, nuk duhen inkurajuar përmes amnistisë. Si mendoni ju?

6- Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak.  Të tjerë thonë se kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?  

7- Ka njerëz që thonë se ashtu si vendet e tjera të Europës, Shqipëria duhet të vendosë me detyrim që qytetarët të paraqesin certifikatën e vaksinimit në të gjitha hapësirat publike të mbyllura dhe në tubime të mëdha. Të tjerë thonë se kjo praktikë nuk duhet të jetë e detyrueshme pasi kufizon liritë dhe të drejtat e njeriut. Si mendoni ju?

8-Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të ashpërsojë gjobat dhe masat kundër evazionit fiskal të shoqërive të biznesit të madh. Të tjerë thonë se rregullat në fuqi janë të mjaftueshme nëse zbatohet si duhen. Si mendoi ju?

9-Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të tregohet më e ashpër, jo vetëm me subjektet, por edhe me individët që ndotin hapësirën publike. Të tjerë thonë se rregullat aktuale janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?

10- Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar ende vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin. Të tjerë thonë se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju?

11- Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz që thonë se aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE duhet të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut, që vendi ynë të vlerësohet për meritat e veta. Të tjerë thonë që duhet të vazhdojmë të presim Maqedoninë e Veriut. Si mendoni ju?

12- Ka njerëz që besojnë se krijimi i nismës “Ballkan i Hapur” midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanin Perëndimor është në interes të Shqipërisë. Të tjerë thonë se kjo nismë nuk i sjell përfitime Shqipërisë. Si mendoni ju?

   

Etiketa: anketa me 12 pyetjeedi ramaLegalizimi i kanabisitqytetaret

Të lidhura

Mark Molla dëshmon në GJKKO kundër Bardh Spahisë
Kryesore

Mark Molla dëshmon në GJKKO kundër Bardh Spahisë

Mark Molla, ish-administrator i Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme, në procesin ndaj ish-kryebashkiakut Bardh Spahia, të...

10:38 05/06/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë
Kryesore

Dosja 5D/ Shtyhet seanca në GJKKO, arsyeja

Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si “Dosja 5D” është shtyrë sërish, këtë herë për shkak të mosformimit të plotë...

10:30 05/06/2025
Para
Iu besua posti i Nënkryetarit të Kuvendit, reagon Gjekmarkaj

Iu besua posti i Nënkryetarit të Kuvendit, reagon Gjekmarkaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mark Molla dëshmon në GJKKO kundër Bardh Spahisë

Mark Molla dëshmon në GJKKO kundër Bardh Spahisë

10:38 05/06/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Dosja 5D/ Shtyhet seanca në GJKKO, arsyeja

10:30 05/06/2025
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima, autori dyshohet se u largua në këmbë

Kultivuan kanabis dhe posedonin armë zjarri, në pranga dy vëllezër në Fier

10:19 05/06/2025
Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë

Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë

10:03 05/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.