Shtatë emigrantët që qëndronin në kampin e Gjadrit në Shëngjin janë larguar drejt Italisë, pas vendimit të Gjykatës së Romës për pezullimin e qëndrimit të tyre në Shqipëri.
Vendimi i gjyqtarëve italianë, me efekt të menjëhershëm, ka mundësuar transferimin e tyre në anijen “Visalli” të Rojës Bregdetare italiane, me destinacion Brindisin.
Pasi të mbërrijnë në Itali, emigrantët do të dërgohen në një qendër për kërkuesit e azilit në rajonin e Puljas, ku do t’i nënshtrohen procedurave të zakonshme për shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil.