Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka paditur për shpifje kryetarin e Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.
Kallëzimi është dorëzuar sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Lapaj deklaroi se padia bazohet në tetë raste shpifjeje nga Shehaj.
“Unë i kam dhënë kohë zotit Shehaj, por edhe vetes, sepse nuk kam dëshiruar këtë konflikt. Megjithatë, sot po dorëzoj padinë pranë Gjykatës së Posaçme për shpifje,” u shpreh ai para godinës së GJKKO.
Sipas tij, një nga akuzat e Shehajt ka qenë se ai ka përfaqësuar kompani të sekuestruara nga SPAK, pretendim që Lapaj e ka mohuar.