Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lajm i mirë, ekonomia shqiptare do të rritet me 4.5% këtë vit

09:33 01/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 4.5% këtë vit, sipas pritshmërive të reja të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Parashikimet e BERZH mbeten të njëjtat si ato të vjeshtës 2020, por shumë më optimiste se parashikimet e fillimit të pandemisë, kur pritshmëritë ishin për rënie 9.5% në vitin 2020, teksa në të vërtetë, ekonomia ra 3.5%, shkruan Monitor.

BERZH përllogariti se, ekonomia e Shqipërisë do të arrijë nivelin e 2019-s që këtë vit, madje do ta tejkalojë atë me 1% që këtë vit, por gjithsesi do të rritet me ritme më të ulëta se mesatarja e Ballkanit Perëndimor me 5.1%.

Në rajon, ritmin më të lartë të rritjes këtë vit do ta ketë ekonomia e Malit të Zi me 8.5%, për shkak të rënies së madhe të vitit të kaluar me -15.2%, ekonomia e Serbisë do të zgjerohet me 6%, ekonomia e Maqedonisë me 4%, ajo e Kosovës 4%, ndërsa ekonomia e Bosnjës, me 3.5%.

Sipas të dhënave kombëtare të publikuara një ditë më parë nga INSTAT, ekonomia e vendit tonë u rrit me 5.3% në tremujorin e parë të vitit me ritme më të larta e parashikimi i BERZH.

BERZH u tregua më optimist në parashikimet e reja, duke korrigjuar me rritje në 4.2% ritmet e rritjes në vendet në zhvillim (Europën Lindore, Azinë Qendrore dhe Afrikën Veriore), nga 3.6% që ishin parashikimet në tetor të vitit 2020.
Për 2022, BERZH pret zgjerim të mëtejshëm me 3.9% rritje, ndërsa për Shqipërinë parashikon një rritje 4% vitin që vjen. Tkurrja e prodhimit në vitin 2020 ishte më e butë sesa ishte parashikuar më parë, pas përmirësimeve në mjedisin e përgjithshëm ekonomik në fund të vitit të kaluar për shkak të eksporteve të forta dhe mbështetjes fiskale.

“Megjithëse parashikimet e rishikuara japin arsye për të qenë optimistë, mbetet një pasiguri e madhe në lidhje me rrugën e variantit të ri të Covid-19, “Delta” që paraqet rreziqe veçanërisht të mëdha për vendet që kanë bërë më pak përparim me vaksinimet dhe për ekonomitë e varura shumë nga turizmi ndërkombëtar. Pamja për vitin 2020 është e larmishme. Ndërsa disa vende në Europën Qendrore dhe vendet baltike paraqiten mirë krahasuar me shumë ekonomi të përparuara europiane falë një reagimi të fortë në eksportet e mallrave”, thuhet në deklaratën e BERZH.
Parashikimi për turizmin ndërkombëtar mbetet shumë i pasigurt për shkak të masave kufizuese, duke bërë që ekonomitë e varura nga turizmi të vazhdojnë të vuajnë pasojat

Dobësitë fiskale janë rritur pasi paketat stimuluese kanë rritur borxhin publik në rajonet e BERZH me një mesatare prej 11 pikë përqindje të PBB-së. Në shumë ekonomi, borxhi publik tani është në nivele që janë parë për herë të fundit gjatë recesionit në tranzicionin e fillimit të viteve 1990 dhe mund të rritet më tej. Ndërsa falimentimet deri më tani kanë mbetur të përmbajtura për shkak të mbështetjes së gjerë nga paketat e ndihmës, dobësitë mund të shfaqen kur tërheqin masat e mbështetjes së qeverisë.

Etiketa: ekonomiashqiptare

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Lajmi i mirë! Manastirliu zbulon shifrat: Ja sa persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës

Manastirliu: Sot lehtësohen masat anti-Covid, por duhet kujdes nga varianti Delta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të pensionistëve, 48% e votuesve jetojnë jashtë

Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të pensionistëve, 48% e votuesve jetojnë jashtë

09:49 13/05/2025
“Shpërblimi elektoral për Noizyn”, Aktivisti: Po shkatërrohen 42,934 m² gjelbërim

“Shpërblimi elektoral për Noizyn”, Aktivisti: Po shkatërrohen 42,934 m² gjelbërim

09:32 13/05/2025
Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Pezullohet QV në burgun ku votuan Veliaj, Koka e Beqaj, dalin 2 vota tepër

09:12 13/05/2025
Numërohen kutitë në Qarkun e Elbasanit, rezultatet

Numërohen kutitë në Qarkun e Elbasanit, rezultatet

09:06 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.