Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka publikuar sot një pjesë të studimit që tregon sesa imunitet ka një person pas infektimit me Covid-19.
Bëhet fjalë për publikimin shkencor të “Rockefeller University”, sipas të cilit të paktën për gjashtë muaj qytetarët janë të mbrojtur nga infektimet e reja.
“Ata që shërohen nga COVID-19 mbrohen nga virusi për të paktën gjashtë muaj, dhe me gjasë shumë më gjatë”, shkruan Brataj.
POSTIMI I PLOTË
LAJME POZITIVE MBI IMUNITETIN!
Sistemi imunitar siguron një mbrojtje afatgjatë pas shërimit nga COVID-19.
Një nga publikimet shkencore të Rockefeller University të ditëve të fundit.
Ndërsa numri i njerëzve që kanë kaluar SARS-CoV-2 rritet, është shumë e rëndësishme të dijmër: sa do të zgjasë imuniteti i tyre ndaj koronavirusit të ri? Një studim i ri i Rockefeller University ka një përgjigje inkurajuese, se ata që shërohen nga COVID-19 mbrohen nga virusi për të paktën gjashtë muaj, dhe me gjasë shumë më gjatë.
Publikimet e botuara në revistën Nature, tregojnë se ka prova të forta, se sistemi imunitar “kujton dhe njeh” virusin, po ashtu vazhdon të përmirësojë cilësinë e antitrupave edhe pasi infeksioni ka kaluar. Antitrupat e prodhuar muaj pas infektimit treguan një aftësi të shtuar për të bllokuar SARS-CoV-2 dhe mutacionet e tij siç është varianti i Afrikës së Jugut.
Studiuesit zbuluan se këta antitrupa të rritur prodhohen nga qelizat imune që kanë vazhduar të evoluojnë, me sa duket për shkak të ekspozimit të vazhdueshëm ndaj mbetjeve të virusit të fshehura në indet e zorrës.
Bazuar në këto gjetje, studiuesit dyshojnë se kur pacienti i rikuperuar takon virusin herën tjetër, përgjigja do të ishte edhe më e shpejtë dhe më efektive, duke parandaluar ri-infektimin.
“Ky është një lajm vërtet emocionues. Lloji i përgjigjes imune që mund të shohim këtu mund të sigurojë mbrojtje për mjaft kohë, duke lejuar trupin të aktivizojë një përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj virusit pas ri-ekspozimit “, thotë Michel C.
Nussenzëeig, Zanvil A. Cohn dhe Ralph M. Steinman Profesor dhe shef i Laboratorit të Imunologjisë Molekulare, ekipi i të cilit ka monitoruar dhe karakterizuar përgjigjen e antitrupave në pacientët me Covid-19 që nga ditët e para të pandemisë në Neë York.
Kujtesë afatgjatë!
Antitrupat, që trupi krijon në përgjigje të infeksionit, vazhdojnë në plazmën e gjakut për disa javë ose muaj, por nivelet e tyre bien ndjeshëm me kalimin e kohës.
Sistemi imunitar ka një mënyrë më efikase për të trajtuar patogjenët(viruset): në vend që të bëjë antitrupa gjatë gjithë kohës, krijon memorie(kujtesë) të qelizave B që njohin patogjenin dhe mund të lëshojnë shpejt një raund të ri antitrupash kur e hasin për herë të dytë.
Por sa mirë funksionon kjo kujtesë varet nga patogjeni. Për të kuptuar rastin me SARS-CoV-2, Nussenzëeig dhe kolegët e tij studiuan përgjigjet e antitrupave të 87 individëve në dy faza: një muaj pas infektimit dhe përsëri përsëri gjashtë muaj më vonë.
Siç pritej, ata zbuluan se megjithëse antitrupat ishin ende prezent brenda gjashtë muajve, numri i tyre ishte ulur ndjeshëm. Eksperimentet laboratorike treguan se aftësia e mostrave të plazmës së pjesëmarrësve për të neutralizuar virusin u zvogëlua pesëfish.
Në të kundërt, qelizat B të kujtesës së pacientëve, veçanërisht ato që prodhojnë antitrupa ndaj SARS-CoV-2, nuk ulen në numër dhe në disa raste madje u rritën pak.
“Numri i përgjithshëm i qelizave B të kujtesës që prodhuan antitrupa që sulmojnë thembrën e Akilit të virusit, e njohur si fusha e lidhjes së receptorëve, mbeti e njëjtë”, thotë Christian Gaebler, mjek dhe imunolog në laboratorin e Nussenzëeig.
“Ky është një lajm i mirë sepse ato janë ato që ju duhen nëse ndesheni përsëri me virusin.”
Për sa kohë mund të kemi në trupin tonë mbetje të SarsCov-2?
Një vështrim më i afërt i limfociteve B të kujtesës zbuloi diçka të habitshme: këto qeliza kishin pësuar cikle të shumta mutacioni edhe pas pastrimit të infeksionit, dhe për pasojë antitrupat që prodhuan ishin shumë më efektivë sesa origjinalet.
Eksperimentet e mëvonshme laboratorike treguan se ky grup i ri antitrupash ishte në gjendje t’i bashkohej më mirë virusit dhe gjithashtu mund të njihte versionet e mutazioneve të tij.
“Ne u befasuam kur pamë se qelizat B të kujtesës vazhduan të evoluojnë gjatë kësaj kohe,” thotë Nussenzëeig.
“Kjo shpesh ndodh në infeksione kronike, të tilla si HIV ose herpes, ku virusi vazhdon të qëndrojë në trup. Por nuk prisnim ta shihnim me SARS-CoV-2, i cili mendohet se do të largohet nga trupi pasi të pastrohet infeksioni “.
SARS-CoV-2 replikon në qeliza të caktuara në mushkëri, në pjesën e sipërme të fytit dhe në zorrën e hollë dhe grimcat e mbetura virale që fshihen brenda këtyre indeve mund të nxisin evolucionin e qelizave të kujtesës.
Për të shqyrtuar këtë hipotezë, studiuesit bashkëpunuan me Saurabh Mehandru, një ish-shkencëtar i Rockefeller dhe aktualisht një mjek në Spitalin Mount Sinai, i cili ekzaminoi biopsitë e indeve të zorrëve të njerëzve që ishin shëruar nga COVID-19 mesatarisht tre muaj më parë.
Në shtatë nga 14 individët e studiuar, testet treguan praninë e materialit gjenetik të SARS-CoV-2 dhe proteinave të tij në qelizat që veshin zorrën.
Studiuesit nuk e dinë nëse këto mbetje virale janë ende ngjitëse apo janë thjesht mbetje të viruseve të vdekura.
Ekipi planifikon të studiojë më shumë njerëz për të kuptuar më mirë se çfarë roli mund të luajnë stacionet virale si në përparimin e sëmundjes ashtu edhe në imunitetin tonë.