Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lajçak: BE ka gati sanksione për Serbinë nëse nuk plotëson kërkesat

22:46 04/07/2023
Reading Time: 4 min lexim

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak tha të martën në Prishtinë se ka mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri, por se “ende duhet të vazhdojnë diskutimet për hapa konkretë”.

Ai i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në përpjekje për të gjetur rrugëdalje nga kriza në veri.

Kërkesat e Bashkimit Evropian përfshijnë pezullimin e operacioneve policore, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakusht të serbëve të Kosovës.

Zoti Lajçak tha se nuk mund të flas për masa ndëshkuese shtesë nga blloku për Kosovën, ndërsa theksoi se masa të tilla janë të gatshme edhe për Serbinë në rast se nuk ndërmerr veprime drejt shtensionimit të situatës.

“Nuk mund të komentoj për masat meqë nuk hyjnë në fushën e përgjegjësisë sime, por Bashkimi Evropian nuk është fare i gëzuar që vjen në këtë pozitë për të vendosur këto masa”, tha zoti Lajçak, duke shtuar se blloku “e ka bërë të qartë se i ka sanksionet e gatshme edhe për Serbinë të cilat do të vendosen nëse shtetet anëtare vlerësojnë se ajo nuk po i respekton kërkesat e BE-së”.

Ai tha se qëllimi i takimit të sotëm është “që të arrijmë te pika ku këto masa hiqen dhe kthehemi në gjendjen paraprake”, duke e vlerësuar takimin “të gjatë e të hapur por shumë të rëndësishëm që të kuptojmë më mirë pozicionet e njëri – tjetrit dhe që procesi të vazhdojë”.

Në një njoftim për media nga zyra e kryeministrit Kurti thuhet se gjatë takimit ai ka përsëritur qëndrimin se “masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik”.

“Kryeministri Kurti shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij për shtensionim dhe normalizim”, thuhet në njoftim duke theksuar se “policia e Kosovës vetëm zbaton ligjin e kujdeset për sigurinë publike dhe se pjesëtarët e saj të vendosur nëpër ndërtesat komunale nuk kanë ndërmarrë operacione në rrethinën e atyre ndërtesave”.

Vizita e zotit Lajçak në Kosovë, që do të vazhdojë edhe në Beograd, ndodh në kuadër të përpjekjeve të diplomacisë perëndimore për gjetjen e një zgjidhjeje pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës që nisi në fund të muajit maj, ndërsa autoritetet filluan zbatimin e rezultateve të zgjedhjeve të 23 prillit të bojkotuara nga partitë politike serbe.

I dërguari evropian Lajçak takoi sot edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në një njoftim për media nga zyra e presidentes thuhet se në takim u diskutua mbi përpjekjet për shtensionimin e situatës.

“Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka dëshmuar vullnet për shtensionim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të vendit”, thuhet në njoftim.

Diplomatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në një kohë kur as Kosova dhe as Serbia nuk kanë ndërmarrë hapa për uljen e tensioneve me gjithë thirrjet e tyre.

Më herët gjatë ditës kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut, Mark Rutte dhe Xavier Bettel, i bënë thirrje Kosovës që të angazhohet drejt shtensionimit të situatës sipas planit të Bashkimit Evropian.

Ata i bënë këto komente gjatë një vizite në Prishtinë ku u takuan me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, një ditë pasi takuan në Beograd presidentin serb Aleksandar Vuçiç, në përpjekje siç thanë për të mbështetur normalizimin e situatës ndërmjet dy vendeve.

“Sot shprehëm shqetësimet tona për tensionet në rritje midis Serbisë dhe Kosovës, Holanda dhe Luksemburgu u bëjnë thirrje të dyja palëve të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian për të bërë përpjekje për shtensionimin e situatës dhe për të normalizuar përfundimisht marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve”, tha zoti Rutte.

“Ju e kuptoni domethënien e tensioneve, le të mos harrojmë se Lufta e Parë Botërore nisi këtu dhe përpara Ukrainës, lufta e fundit që kishim në kontinent ishte po këtu, kështu që duhet të shmangim çdo krizë të re të mundshme që mund të përfundoj me vuajtje të popullatës civile. E keni mbështetjen tonë, nganjëherë është vështirë të diskutohet me fqinjët dhe ka nevojë për angazhim të dikujt që nuk është i përfshirë për të ndihmuar”, tha zoti Bettel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë, duke theksuar se për të arritur këtë kërkohet zbatimi i marrëveshjës për normalizimin e marrëdhënieve që u arrit këtë vit.

“Ne dëshirojmë zgjidhje evropiane dhe për këtë e kemi marrëveshjen bazë të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të saj të 18 marsit, që dëshirojmë të zbatohet në plotni, pa vonesa dhe pa kushte”, tha ai.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha mbrëmë pas takimit me kryeministrin holandez dhe atë të Luksemburgut se autoritetet në Prishtinë nuk kanë përmbushur ende marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel e që kanë të bëjnë me Asociacionin. Ai tha se “krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe mbetet parakushti që çdo gjë tjetër të përmbushej nga pala serbe”.

Themelimi i Asociacionit parashihet edhe me marrëveshjen për normalizmin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë që u arrit në muajin mars në Ohër, e cila nuk i uli tensionet./VOA

 

Të lidhura

PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël
Aktualitet

PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël

Nga Lutfi Dervishi PS feston përvjetorin PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël. PS-ja ka...

16:41 12/06/2025
Rrëzimi i avionit në Indi/ Deri tani të paktën 30 viktima, mes tyre edhe 2 foshnje
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi/ Deri tani të paktën 30 viktima, mes tyre edhe 2 foshnje

Një aksident i rëndë ajror ka tronditur Indinë paraditen e së enjtes, kur një avion i Air India, tipi Boeing...

13:47 12/06/2025
Para
Horoskopi sot, 5 korrik 2023

Horoskopi sot, 5 korrik 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël

PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël

16:41 12/06/2025
Rrëzimi i avionit në Indi/ Deri tani të paktën 30 viktima, mes tyre edhe 2 foshnje

Rrëzimi i avionit në Indi/ Deri tani të paktën 30 viktima, mes tyre edhe 2 foshnje

13:47 12/06/2025
U fut të lahej në det, ndërron jetë 73-vjeçari në Qerret

U fut të lahej në det, ndërron jetë 73-vjeçari në Qerret

13:23 12/06/2025
Murtaja, Ministria e Bujqësisë: Nuk transmetohet te njeriu, ja thirrja për fermerët

Murtaja, Ministria e Bujqësisë: Nuk transmetohet te njeriu, ja thirrja për fermerët

13:07 12/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.