Në shumë vende të zhvilluara të botës, vihet re se popullsia po shkon drejt plakjes. Një nga arsyet se përse po ndodh ky fenomen është numri i pakët i lindjeve.
Lidhur me këtë gjë, qeveria hungareze do u ofrojë çifteve të martuara një hua prej 30 mijë eurosh nëse ata bëjnë 3 fëmijë.
Kjo skemë pagese është vënë në zbatim që në muajin korrik, pasi vendi po ndeshet me largimin e punëtorëve nga vendi i tyre dhe me lindjet e pakta.
Kryeministri Viktor Orban dhe partia e tij e krahut të djathtë Fidesz duan të inkurajojnë rritjen e popullsisë nëpërmjet familjeve dhe jo emigracionit masiv.
“Nuk kemi nevojë për numra, por për fëmijët hungarezë. Ne duhet të kuptojmë se popujt europianë kanë ardhur në një udhëkryq historik. Ata që vendosen në favor të imigracionit dhe emigrantëve janë në fakt duke krijuar vende me popullsi të përzier.
Traditat historike të këtyre vendeve po përfundojnë dhe një botë e re po shpaloset”, u shpreh kryeministri i vendit.
Sipas Eurostat, norma mesatara e lindshmërisë në Hungari është 1.49 fëmijë.
Ndaj edhe kjo kredi që do u jepet çifteve hungareze është një pjesë e “Planit të Veprimit për Mbrojtjen e Familjes së Orbanit”.