Dita e enjte është një nga ditët më “të zjarrta” për politikën shqiptare dhe dita e sotme nuk kishte si të ishte ndryshe.
Përpos gjithë akuzave dhe debateve të realizuara ditën e sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, një nga çështjet që është hedhur për miratim është edhe votimi për dekretin e Presidentit Meta për noterinë.
I hedhur në votim tashmë dhe e votuar nga mazhoranca është vendosur rrëzimi i këtij dekreti.
Kanë qenë 75 vota kundër dekretit, ndërsa 19 deputetë të opozitës kanë votuar pro dekretit për noterinë.
Po ashtu në votim janë kaluar edhe projektligjet e tjera të parashikuara në rendin e ditës.