Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kush janë gratë që morën pa garë 530 MLN lekë për dekoret e Vitit të Ri?

14:29 26/11/2023
Reading Time: 4 min lexim

Kryebashkiakët tanë janë kthyer në “Babagjyshër” të Vitit të Ri, por jo për fëmijët! Ata u bëjnë dhurata me fondet e fundit të bashkive disa grave të privilegjuara. Në këto ditë, disa nga bashkitë kanë zhvilluar tenderët për të zbukuruar qytetet dhe kanë shpenzuar 530 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Më poshtë, Gijotina.com liston vetëm disa prej tyre, si dhe do të tregojë biznesmenët të cilët stolisin këto afera. Le t’ia nisim nga bashkia Korçë, e cila për çdo cep të zbukuruar me llamba, deri më tani ka zhvilluar nga një tender më vete.

Prokurimi i parë është zhvilluar më datë 11 nëntor 2023 dhe ka si objekt “Shirita dekorues me drita”. Vetëm për të blerë këto shirita Sotiraq Filo shpenzon 60 milionë lekë të taksapaguesve korçarë.

Ky tender është shënuar me flamur të kuq nga Open Data, sepse mbart risk korrupsioni.

Ndaj na lind menjëherë një pakënaqësi, tek shohim parregullsitë në prokurimin e zbukurimeve: Mirë, more Filo, që zbukuron qytetin, por edhe për disa shirita që mund t’i gjesh në një dyqan lagjeje kërkon të abuzosh?! Abuzimi ka ndodhur tashmë, sepse kontrata është firmosur pa garë në favor të Selvije Abasllarit, e cila e kishte ofertën të barabartë me fondin limit. Ndërsa firma Alb-Korrekt sh.p.k që kishte ofertë më të lirë u skualifikua pa iu shqyrtuar dokumentet. Edhe për vitin 2022, Abasllari ka përfituar tenderin për dekore 30 milionë lekë, ndërsa këtë vit është dyfishuar vlera. I duhen më shumë lekë Selvijes dhe Sotiraqit!

Por, Filo nuk është kënaqur me kaq, ai ka bërë edhe disa instalacione për dekor në Korçë dhe për këtë ka zhvilluar tenderin me vlerë 35 milionë lekë më datë 22 nëntor 2023. Edhe këtë tender ai e ka mbyllur në mungesë të konkurrencës, duke ia ka falur paratë firmës “Anadea” shpk.  Kjo taktikë që ka zgjedhur Sotiraqi tregon se shpenzimet për zbukurimet e festave, jo vetëm do të vazhdojnë, por do të shtrenjtohen.

Rafaela Rica rrëmben 324 mln lekë nga Veliaj dhe Sako

Sigurisht që perlat për festa i blen gjithmonë Emiriana Sako dhe Erion Veliaj. Ata bëjnë shpenzime marramendëse, i japin lekët pa garë dhe bashkëpunojnë çdo vit me të njëjtën afariste, Rafaela Ricën.

Shohim se Sako më datë 23 nëntor 2023 ka mbyllur kontratën e tenderit me objekt “Blerje Dekori, viti 2023”. Në këtë prokurim Sako do të blejë disa shirita dhe drita dhe ka vendosur të shpenzojë 123 milionë lekë, ndërsa në vitin e shkuar ka shpenzuar 100 milionë lekë. Pra, Rafaela i paska rritur çmimet këtë vit.

Si pasojë, kjo bashki i ka rritur shpenzimet për këtë vit, ndërsa fituesja mbetet firma Iceberg Communication, e Rafaelës, që është e vetmja ofertuese. Ajo fiton pa konkurrencë dhe garë siç e përcakton ligji, sepse është mike Emiriana Sakos. Shtojmë këtu se Open Data e klasifikon tenderin me risk korrupsioni dhe i ka dhënë një “Flamur të kuq”.

Në të njëjtën mënyrë abuzive, Ricës i është dhënë një tender edhe nga Bashkia Tiranë. Madje kryebashkiaku Erion Veliaj ia ka bërë dhuratën në të njëjtën ditë me Sakon. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje Shërbim dekorimesh për Vitin e Ri” me fond limit 100 milionë lekë. Oferta e Ricës ka qenë 99 milionë lekë, pra në të njëjtin nivel me fondin limit. Edhe ky tender mban “flamurin e kuq” për risk korrupsioni sipas Open Data.

Gijotina.com ka treguar pak ditë më parë se Veliaj këto zbukurime duket se po i përgatit për Vitin e Ri Kinez, sepse afatin për vendosjen e dekoreve e ka parashikuar të zgjasë 2 muaj, kur në Shqipëri Viti i Ri vjen për një muaj.

Prandaj, Lali Eri nuk është ndalur me kaq! Më datë 16 nëntor 2023, Bashkia Tiranë ka hapur një tjetër tender “Blerje shiritash”, i cili parashikohet të zhvillohet me 27 dhjetor 2023. Nuk është çudi që edhe vlera prej 95 milionë lekësh që është përcaktuar për këtë tender të shkojë në arkën e Ricës.

Ndërkohë, Rafaela ka mundur të rrëmbejë edhe 100 milionë lekë nga Bashkia Pogradec. Bëhet fjalë për një tender të organizuar nga Ilir Xhakolli. Procedura ka si objekt “Dekor për fund vit”, me një fond limit prej 10,000,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 120 milionë lekë të vjetra me TVSH. Edhe në dokumentet e këtij tenderi vihet re se ka marrë pjesë vetëm fituesi. Pra jemi në kushtet e mungesës së konkurrencës. Jo vetëm kaq, por vlera fituese rezulton të jetë thuajse sa 100% e fondit limit.

Këto ndodhin kur në lojë hyn Rafaela. Oferta e dhënë prej saj është në vlerën 9,874,000 lekë të reja (pa TVSH) ose gati 120 milionë lekë me TVSH. Pritet që Rica të përfitojë edhe tenderët e pa zhvilluar ende nga bashkitë e tjera.

Sarandën e kap Shpresa Nika

Rafaela Ricës i ka shpëtuar nga duart tenderi për zbukurimin e Sarandës! Në fakt, Saranda duket modeste dhe nuk ka aq shumë lekë sa të hyjë në lojë Rafaela. Më datë 24 nëntor 2023, kryebashkiaku i këtij qyteti Oltian Çaçi ka zhvilluar tenderin me objekt “Blerje materiale dekori” dhe fondin limit me vlerë 16 milionë lekë. Për këtë tender kanë paraqitur ofertat e tyre firmat “Nika shpk” dhe “LAEL-2000”. Por, ky i fundit është përjashtuar nga gara menjëherë, duke i lënë kështu rrugën hapur Shpresa Nikës, e cila e mori fitoren pa garë.

Kështu edhe një tjetër tender dekori i shtohet listës së kuqe me risk korrupsioni. Ndoshta duhet ndryshuar ngjyra e “flamurit”, që SPAK ta dallojë shpërdorimin e detyrës nga këta zyrtarë. Shpresa Nika njihet tashmë për tenderat e shumtë me shkelje që përfiton nga bashkitë, më së shumti nga Bashkia Tiranë.

Pra, “lufta” për paratë e dekoreve këtë vit qenka midis 3 grave sipërmarrëse. Kryebashkiakët e Ramës ua kanë ndarë dhuratat secilës, duke i kënaqur të tria. Epo, Gëzuar Vitin e Ri me drita e shirita, o popull i vjedhur!/ Gijotina

 

Të lidhura

Kur “zhvillimi” të varros gjallë: Toka e humbur, zëri i mbytur dhe pushteti që nuk pyet
Aktualitet

Kur “zhvillimi” të varros gjallë: Toka e humbur, zëri i mbytur dhe pushteti që nuk pyet

Në Shqipëri ekziston prej dekadash një model i njohur dhune – e heshtur, por brutale. Ajo nuk ndodh me armë,...

20:50 28/05/2025
Apartamente dhe mijëra euro në llogari, SPAK sekuestron pasuritë e Flamur Sinanajt
Aktualitet

SPAK aksion për goditjen e një skeme kontrabande cigaresh, lëshohen disa urdhërarreste

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një operacion të gjerë për goditjen e një skeme...

18:47 28/05/2025
Para
Taulant Seferi nuk është single: E dashura bëhet xheloze ndonjëherë 

Taulant Seferi nuk është single: E dashura bëhet xheloze ndonjëherë 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kur “zhvillimi” të varros gjallë: Toka e humbur, zëri i mbytur dhe pushteti që nuk pyet

Kur “zhvillimi” të varros gjallë: Toka e humbur, zëri i mbytur dhe pushteti që nuk pyet

20:50 28/05/2025
Apartamente dhe mijëra euro në llogari, SPAK sekuestron pasuritë e Flamur Sinanajt

SPAK aksion për goditjen e një skeme kontrabande cigaresh, lëshohen disa urdhërarreste

18:47 28/05/2025
Alma Cani largohet nga drejtimi i QSUT, kush e zëvendëson

Alma Cani largohet nga drejtimi i QSUT, kush e zëvendëson

18:27 28/05/2025
Pasiguria në miniera vazhdon/ Shemben gurët në galerinë e Bulqizës, plagoset minatori 40-vjeçar

Pasiguria në miniera vazhdon/ Shemben gurët në galerinë e Bulqizës, plagoset minatori 40-vjeçar

17:51 28/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.