Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kurti: S’ka kompromis me Serbinë, vetëm njohje reciproke!

18:16 01/06/2022
Reading Time: 3 min lexim

Shefi i ekzekutivit Albin Kurti nuk është pajtuar me deklaratën e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog se ka rritje të rasteve të incidenteve ndëretnike.

Sipas tij, nuk ka rritje të këtyre rasteve për çka dëshmojnë edhe raportet që ai ka marrë.

Në anën tjetër, kryeministri ka komentuar edhe deklaratën e raportueses Viola von Cramon për dialogun me kompromise. Ai ka përsëritur se njohja reciproke është në qendër dhe jo kompromiset.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti në përgjigjen për KosovaPress deklaroi se në Kosovë është duke u shtuar toleranca ndërmjet të gjitha komuniteteve.

“Unë nuk e kam një përshtypje të tillë, si kryeministër i Republikës së Kosovës. Mirëpo, besoj që evidentimi i kësaj duhet të bëhet nga organet tona të sigurisë dhe drejtësisë se si na paska qenë një rritje e tillë, siç pretendohet. Apo ndoshta nuk ka një rritje të tillë, siç e kam përshtypjen unë. Nuk mendoj që më takon mua të them me shifra të sakta. Republika e Kosovës i ka organet shtetërore, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës është më së miri të na e tregojë këtë gjë. Por, nga raportet të cilat i kam marrë unë, jo vetëm në vitin e kaluar, por edhe këtë vit, nuk e kam një përshtypje të tillë që rastet ndëretnike janë rritur”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka komentuar edhe deklaratën e raportueses për Kosovën në Parlament Evropian, Viola von Cramon për dialogun me kompromise. Sipas tij, njohja reciproke është në qendër e jo kompromiset.

“Nuk e dinë krerët e shtetit këtë gjë. Njohje reciproke jo vetëm njohje, njohje reciproke. Se nuk është që vetëm Serbia nuk na njeh neve, as ne nuk e njohim Serbinë. Bile ne mund ta njohim vetëm një Serbi që na njeh. Nuk mund të na njohin një Serbi që nuk na njeh. Tash kush flet për kompromis, barrën e provës për ta sqaruar atë duhet ta kenë ata. Unë nuk them që në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë asgjë tjetër përveç njohjes reciproke. Por, njohja reciproke është në qendër, jo kompromisi. Pa u pranuar qendra për çfarë kompromisi po flasim. Ky është gabim që unë nuk e bëj”, ka shtuar shefi i ekzekutivit.

Ai ka deklaruar se gjatë ditëve sa ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur numrin më të madh të mundshëm të takimeve që mund të realizoheshin. Shefi i qeverisë foli për takimin me këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan.

“Takim më të rëndësishëm për siguri për Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë. Pra, dilemat besoj që ua ka hequr edhe ambasadori amerikan. Nëse ndokujt prej juve nuk ua heq dilemat as ambasadori amerikan, më duhet të pranoj që e kam të vështirë të ju ndihmojë”, tha Kurti.

Ai ka deklaruar se nuk e ka marrë asnjë shkresë zyrtare që vendet e QUINT-it po kushtëzojnë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës me zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

“Ne nuk kemi marrë asnjë kërkesë zyrtare asnjëherë për një kushtëzim të tillë, dhe konsideroj që nuk është kushtëzimi ndaj Republikës së Kosovës një punë e mençur. Ne kemi nevojë që të na ndihmojnë të bëhemi anëtar të Këshillit të Evropës dhe jo të na pengojnë ndokush, atëherë kur ende tamam nuk është trajtuar plotësisht aplikacioni ynë. Le të trajtohet një herë aplikacioni ynë para çfarëdo kushteve në të ardhmen. Ne i përmbahemi drejtësisë, por në politikë ka nevojë edhe për dialog”, tha Kurti.

Kurti ka deklaruar se ka kërkuar nga priftërinjtë që të nisin një dialog, por thotë se ata nuk po e pranojnë këtë gjë. Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ai ka thënë se pushtetet janë të ndara./KP

Të lidhura

U thirr nga prokuroria për t’u marrë në pyetje, akuzë e re për Ajola Xoxën
Aktualitet

Në zbatim të masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim...

11:20 09/06/2025
Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata dënon me 55 vite burg autorin dhe ndihmësin
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata dënon me 55 vite burg autorin dhe ndihmësin

Gjykata e Tiranës ka dënuar me gjithsej 55 vite burg dy autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, i cili...

10:50 09/06/2025
Para
Shqipëria merr presidencën e KS, ambasadori i përhershëm në OKB prezanton programin

Shqipëria merr presidencën e KS, ambasadori i përhershëm në OKB prezanton programin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

U thirr nga prokuroria për t’u marrë në pyetje, akuzë e re për Ajola Xoxën

Në zbatim të masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

11:20 09/06/2025
Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata dënon me 55 vite burg autorin dhe ndihmësin

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata dënon me 55 vite burg autorin dhe ndihmësin

10:50 09/06/2025
Shpërthen baza ajrore amerikane në Japoni, 4 të lënduar

Shpërthen baza ajrore amerikane në Japoni, 4 të lënduar

10:20 09/06/2025
Kryebashkiaku i Himarës pezullon nga detyra 5 punonjës të IMT-së

Kryebashkiaku i Himarës pezullon nga detyra 5 punonjës të IMT-së

09:53 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.