Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kurba ndryshon trend në Kosovë: Shënohen më shumë të shëruar se raste të reja

23:19 27/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Më në fund ka ndryshuar trendi i kurbës në Kosovë, pasi sot janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus dhe janë shëruar 35 persona, numri më i lartë deri tani.

Kështu ka shkuar në 780 numri total i të prekurve dhe 201 në nurmi i të shëruarve.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga:

Prizren: 5 raste
Leposaviqit: 3 raste
Podujevë: 2 raste
Prishtinë: 1 rast
Plavë-Dragash: 1 rast
Kotradiq-Pejë: 1 rast
Runjevë-Kaçanik: 1rast
Reti e poshtme-Rahovec: 1 rast
Suharekë: 1 rast
Zveçan: 1 rast

Sakaq, një tjetër pacient ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit ditën e sotme, duke e çuar në 22 numrin e viktimave.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot në Klinikën Infektive ka vdekur edhe një pacientë 53-vjeçar, me iniciale XH.I. nga Peja.

Viktima është hospitalizuar në Klinikën Infektive një ditë më parë dhe mësohet se vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Njoftimi i plotë

TRIDHJETË E PESË TË SHËRUAR DHE SHTATËMBËDHJETË RASTE ME COVID-19!

Sot më 27 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 226 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Hoçë e Qytetit, 1 rast Piranë, 1 rast Arbanë dhe 1 rast Lubizhdë), Komuna e Leposaviqit: 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Leshak dhe 1 rast Leposaviq), Komuna e Podujevës: 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Llapashticë e poshtme dhe 1 rast Podujevë) dhe nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë, Plavë-Dragash, Kotradiq-Pejë, Runjevë-Kaçanik, Reti e poshtme-Rahovec, Suharekë dhe Zveçan.

Sot më 27 prill 2020, janë shëruar edhe tridhjetë e pesë (35) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e një (201) raste.

Sot më datë 27 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një (1) rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 53 vjeç me vendbanim në Kotradiq-Pejë dhe i konfirmuar me COVID-19 me datë 27.04.2020. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 27.04.20 në gjendje shumë të rëndë dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Nga data 08 shkurt deri më 27 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.705 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e tetëdhjetë (780) raste, ndërsa gjithsej njëzet (22) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 27 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.050.584 raste të COVID-19 dhe 210.625 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ! PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!

 

Të lidhura

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për liri me garanci pasurore, Veliaj mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për liri me garanci pasurore, Veliaj mbetet në burg

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliajn. Seanca u...

15:41 09/06/2025
Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Aktualitet

Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

14:27 09/06/2025
Para

“Kemi skenar pozitiv”, Rama: Nesër vendimi final për shkollat. Viti shkollor nuk digjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për liri me garanci pasurore, Veliaj mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për liri me garanci pasurore, Veliaj mbetet në burg

15:41 09/06/2025
Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

14:27 09/06/2025
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve

Zjarr në një banesë në Qafën e Kalasë në Berat

14:02 09/06/2025
Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor, miqtë u bëjnë një murale në vendin e ngjarjes

Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor, miqtë u bëjnë një murale në vendin e ngjarjes

13:37 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.