Nga Lutfi Dervishi
Kryeministri thotë se ‘ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit’.
Pyetjet janë të thjeshta:
1. A ka vërtet shteti radarë?
2. A janë ndezur ndonjëherë?
3. Nëse janë ndezur, çfarë kanë parë deri tani?
4. Po satelitët, çfarë kanë parë ?
5. Kush është ai trim që e nxjerr naftën jashtë radarëve?
6. Si humbet nafta në një vend kaq të vogël, pa u vënë re nga askush?
7. Pse në vendet fqinje nafta është më e lirë dhe më cilësore?
9. Si ndodh që Kosova, me më pak mjete dhe rrugë, konsumon më shumë naftë se Shqipëria?
9. Nëse nafta është jashtë kontrollit, çfarë është realisht nën kontroll?
10. A është problemi nafta që fshihet, apo shteti që nuk do që ta shohë ?
Dhe pyetja finale:
është më e madhe sasia e naftës jashtë radarëve… apo ajo që është zhdukur brenda tyre?







