Autoritetet e policisë së durrësit vijojnë punën e tyre për parandalimin dhe kapjen e personave që kryejnë vepra të ndryshme penale. Falë kontrolleve të kryera nga forcat blu ka rënë në pranga një 35-vjeçar pasi kundërshtoi dhe goditi punonjësit e Policisë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Sh. M., pas një konflikti në një lokal në lagjen nr.12, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar dhe ka goditur mënyrë të përsëritur efektivët.
Ai akuzohet për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
Ende nuk dihen motivet e plota pse e detyruan t’i kundërvihej forcave të policisë por po hetohet për zbardhjen e plotë.
Njoftimi i plotë i Policisë Durrës:
Kundërshtoi dhe goditi punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
Ky shtetas, pas një konflikti në një lokal në lagjen nr.12, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar dhe ka goditur mënyrë të përsëritur punonjësit e Policisë.