Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kujtesa historike/Nga Moldavia në Stamboll etj, Shqipëria & bashkëpunimet arkivore

16:03 09/06/2024
Reading Time: 4 min lexim
Në botën shkencore, kërkimet dhe hulumtimet burimologjike arkivore janë themele të sigurta për rishikimin dhe rishkrimin e historisë për periudha të ndryshme kohore duke përmbyllur debate apo duke hapur të reja, për çështje të diskutuara të fushave të ndryshme.
Sot, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me drejtues të arkivave të rajonit dhe më gjerë, për të shkëmbyer ide dhe përvoja mbi veprimtarinë e përbashkët në fushën e arkivistikës.
Drejtori Ardit Bido së bashku me homologun e tij nga Kosova, zotin Bislimi, shprehet për mediat se një organizim i tillë do të kryhet edhe vitin e ardhshëm, ndërsa shtoi se në aktivitet janë ftuar vendet e rajonit dhe vende për të cilat Shqipëria ka interes të veçantë.
“Në kuadër të 75-vjetorit të krijimit të Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ftuam arkivat e rajonit dhe vendeve për të cilat kemi interes të veçantë siç është Izraeli që ka kujtesën e Holokaustit, histori e lidhur edhe me vendin tonë, ku shqiptarët ndihmuan në shpëtimin e hebrenjve. Të interesuar për marrëveshje ndërkombëtare. Me këtë rast bëmë një mbledhjen e arkivave të Ballkanit, një organizim që nuk ishte bërë prej vitesh. Vitin e ardhshëm do të kemi një takim tjetër të këtij niveli. Vitin e ardhshëm synojmë që të kemi një sistem elektronik të përbashkët me Kosovën. Studiuesi të mos ta dijë fare se ku është dokumenti. Do të kemi dy shtete me një shërbim. Do zbatojmë vullnetin mes dy institucioneve”, tha ai.
Mirëpo kjo nuk është e vetmja marrëveshjeje e rëndësishme e arritur deri më sot që pasuron arkivat shqiptare. Tre ditë më parë Bido, dhe kreu i Shërbimit Shtetëror Arkivor të Ukrainës, Anatolii Khromov, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi që parashikon kthimin në atdhe të dokumenteve mbi veprimtarinë e rilindasve shqiptarë në Odesë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, pas nënshkrimit të marrëveshjes, Bido theksoi se kjo marrëveshje dypalëshe do të mundësojë bashkëpunimin e arkivave përmes ekspozitave të përbashkëta, pjesëmarrjes në konferenca shkencore dhe profesionale, si edhe botimin e koleksioneve të përbashkëta të dokumenteve, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arkivi Qendror i Shtetit po bën një punë intensive për të pasuruar fondet e tij me dokumente origjinale nga arkiva të ndryshme në botë, duke i vënë këto në dispozicion të studiuesve të historisë dhe të tjerëve të interesuar.

Një vit më parë Bido dhe homologu i tij moldav, Igor Çashu, u dakordësuan që kopje të dokumenteve të princërve shqiptarë të familjeve Lupu dhe Gjika, të bëhen pjesë e korpusit dokumentar të Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH).
Në këtë mënyrë, studiuesit dhe çdo i interesuar, do të kenë mundësi të thellohen më tepër mbi veprimtarinë e familjeve fisnike me origjinë shqiptarë të Moldavisë. Këto marrëveshje bashkëpunimi të DPA-së, kanë si synim promovimin e vlerave të çmuara të historisë tonë kombëtare.
Studiuesve shqiptarë të periudhës Osmane, iu është dashur ndër vite të hulumtojnë në Arkivin Osman të Stambollit. Nga 100 milionë dokumente, Shqipëria zë një hapësirë me afro 180 mijë dosje. Këto dosje, që përbëjnë afro 1 milionë njësi dokumentare gjenden në arkivin digjital të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
Dokumentet janë marrë nga Arkiva e Stambollit vetëm në osmanishte, ndërsa procesi i përkthimit të tyre, veçmas me një grusht osmanologësh që ka vendi duket i largët. Ndërkohë në Arkiv aktualisht ka vetëm një osmanolog dhe pritet të punësohet edhe një i dytë.

Të tjera dokumente gjenden në arkivat turke, ku ka materiale me rëndësi të periudhës së Perandorisë Osmane. Por interesi i Drejtorisë së Arkivave vendase, për të sjellë Shqipërinë e dokumentuar, shkon edhe për arkiva të tjera.

Publikimi i dokumenteve historike ka qenë dhe mbetet një detyrë e rëndësishme gjithashtu për Institutin e Historië. Një prej periudhave më të rëndësishme historike është ajo e viteve 1912-1914, gjatë të cilës u shpall Pavarësia dhe u krijua shteti i ri shqiptar.

Një prej burimeve më të rëndësishme dokumentare për këtë periudhë janë arkivat austro-hungareze. Instituti vijon projektin e botimeve të rregullta dokumentare që lidhen me këtë fond kërkimor. Në Arkivin e Institutit të Historisë pranë Institutit të Historisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike, ruhet një fond i rëndësishëm i dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë (Haus und Hof Staats Archiv, Wien, Politisches Archiv, Albanien).

Po ashtu, në vendin tonë janë rikthyer mbi tetë mijë dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Ardit Bido, drejtor i këtij institucioni, ka theksuar se kjo seri dokumentesh e marrë nga arkivat amerikane, së bashku me dy kolana gazetash, përfshirë “Albanian” e themeluar nga Faik Konica, prej të enjtes janë bërë pronë e Arkivit Qendror Shtetëror, si rezultat i aktit të dhurimit të kryer prej studiuesit Artan Hoxha.

 

Etiketa: Artur Bido

Të lidhura

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë
Kosovë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e subjekteve politike që morën pjesë në...

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’
Bota

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Sabajet Shuti, 31 vjeç, i njohur si një prej figurave të njohura të grupit kriminal shqiptar “Hellbanianz”, është dënuar me...

19:44 28/06/2025
Para
Sjelljet e shenjave të horoskopit kur marrëdhënia në çift po ftohet

Horoskopi sot, 10 qershor 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.