Ditën e djeshme ish-dputeti Alqi Bllako umornë pyetje nga prokurorët e SPAK,porgjatë dëshmisë sëtij ai mohoi akuzat duke thënë se ka pasur vetëm rolin e korrierit.
Ndërkohë që një ditë mëpas,sot do të merret në pyetje ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka për aferën e inceneratorëve.
Thëksojmë se Koka do të merret në pyetje nga prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.
Raportohet se kundër tij dhe të gjithë grupit të të akuzuarve ekziston një dëshmi e një anëtareje komisioni, që ka treguar se ajo është shmangur për gjatë gjithë kohës që ka qenë duke u punuar për gjetjen e vendit të ngritjes së inceneratorit të Fierit, duke nisur që nga praktikat e tenderimit e deri te publikimi online i tenderit.
Të paktën ky është informacioni që ka dalë nga SPAK-u lëshuar në formë burimesh, ndërkohë që më herët është raportuar se Bllako pranoi të dorëzohej në Polici me kusht që të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë.
Kujtojmë se ish-ministri i Mjedisit u vu në pranga në dhjetor të 2021. Por teksa SPAK thotë se ai ka përfituar mbi 3.7 milionë euro në formë ryshfeti prej, vetë Koka ka mohuar akuzat dhe pretenduar se ka vepruar konform ligjit.
Gjithashtu kujtojmë se më 14 dhjetor SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin e mjedisit për tre akuza. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”, përveç përfshirjes në aferën e inceneratorëve e cila rëndon më shumë.
Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.
Sipas SPAK Koka akuzohet se ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.