Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Kujdes mos e thyeni’/ Dhjetëfishohet çmimi i termometrit në Tiranë. Shkak kërkesë-oferta apo spekulantët?

17:17 30/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pandemia e koronavirusit është në kulmin e saj në vendin tonë, si për të infektuar, ashtu dhe për viktima, por po ashtu në kulmin e tyre të fitimeve duket se janë edhe spekulantët.

Këta të fundit ashtu si në muajt mars-prill kur çmimet e maskave dhe dorezave shkuan në stratosferë, përsëri kanë nisur spekulimet por këtë herë me produkte edhe më jetike.

Pas medikamenteve të caktuara, bombolave të oksigjenit, aparateve të frymëmarrjes, tani radhën për t’u bërë produkt fitimprurës nga spekulantët e kanë pasur termometrat e thjeshtë që matin temperaturën e njeriut.

Në farmacitë e Tiranës aktualisht ka mungesë termometrash, nga ata më të thjeshtët me çmim 100-150 lekë, e deri tek termometrat elektronikë, raporton sot në një vëzhgim të tijin “Monitor.al”.

Teksa gjenden më vështirësi termometra të thjeshtë, disa të tjerë “luksozë” me zhivë ekologjike kushtojnë mbi 900-1100 lekë nëpër farmacitë e kryeqytetit, në një kohë që ata elektronikë kushtojnë minimalisht 1500 lekë.

Sipas vëzhgimit të bërë nga “Monitor”, në shumë farmaci në kryeqytet nuk mund të siguroje dot një termometër i zakonshëm, nga ata me zhivë, që përpara pandemisë kushtonin në farmaci vetëm 100 lekë (të reja).

Spekulimi me termometrat

Mungesa e termometrave dhe rritja e çmimit vjen si vështirësi shtesë në kulmin e pandemisë, kur trajtimi dhe parapërgatitja nis pikërisht me to. Farmacistët në Tiranë në shumicën e pikave të shitjes pohuan se, stoku i furnizimeve ka disa ditë që ka përfunduar, për shkak të kërkesës së lartë nga pandemia, ndërkohë që nuk ka sinjale për furnizime të reja.

Në ndonjë farmaci janë vetëm disa lloje të shtrenjtë termometrash, me kosto gati 10 herë më të lartë se i zakonshmi, që përdorej masivisht deri tani.

Farmacistët e lidhin mungesën e termometrave me dy arsye. E para për shkak të kërkesës së lartë që ka krijuar pandemia Covid-19, për produkte farmaceutike që bëri të mbaronin rezervat. Së dyti për disa standarde të reja që aplikohen nga BE për importin e termometrave nga Kina.

BE ka ndaluar importin e termometrit të zakonshëm me zhivë, për shkak të rrezikshmërisë për shëndetin. Shqipëria po aplikon këtë standard dhe kjo ka bërë që importet e termometrit nga Kina të mos lejohen më.

Kjo masë ka sjellë hendek në treg, pasi grosistet janë gjendur të parapërgatitur për të plotësuar kërkesën e lartë, që erdhi nga pandemia. Në këtë situatë kanë nisur edhe abuzimit me çmimet. Një termometër me zhivë ekologjike që plotëson standardin kushton duke filluar nga 900 lekë në shitjet me pakicë në farmaci, ndërsa burime nga depot farmaceutike thanë se, çmimi me shumicë i tyre është rreth 300 lekë.

Farmacitë pjesë e spekulimit

Askush nuk i kontrollon ato rregullisht, ndaj për disa farmacitë janë kthyer në “miniera ari” në këtë kohë. Aktualisht, jo të gjitha farmacitë ofrojnë termometra me zhive ekologjike në kryeqytet.

Në të shumtën e rasteve, nuk kanë asnjë lloj termometri, për shkak se termometrat e rinj ekologjikë nuk preferohen nga qytetarët për shkak të çmimit të lartë, ndërsa ata ishin mësuar që kosto e tij nuk i kalonte 150 lekët.

Në këto ditë të vështirë ku shumë të sëmurë e kanë të pamundur të bëjnë lëvizje të gjata, gjetja e një termometri është sfidë përveç kostove të larta.

Intensifikimi i pandemisë me shtimin e numrit të të infektuarve, ka rritur kërkesën për produkte farmaceutike. Në muajin tetor importet e produkteve farmaceutike u rriten me 40%, në raport me muajin tetor të një viti më parë raportonte INSTAT.

Konsumi i medikamenteve dhe pajisjeve të tjera që lidhen me pandeminë, ka pësuar rritje jo të zakontë, të tilla si vitaminat, suplementet, antibiotikët dhe pajisje të tjera mjekësore për laboratorët dhe radiologji për ekzaminime.

/Burimi: INSTAT; Monitor.al/Përshtati: Iconstyle.al/

Etiketa: cmimidhjetëfishimkujdestermometërTirane

Të lidhura

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit
Aktualitet

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

Një pushues i moshuar ka humbur jetën këtë të premte në plazhin e Zvërnecit. Viktima është një shtetas italian, i...

14:09 27/06/2025
Lëkundje të forta tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda
Aktualitet

A do ketë lëkundje të tjera tërmeti, çfarë parashikon sizmiologu Edmond Dushi

Sizmologu Edmond Dushi ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi aktivitetin sizmik të ditëve të fundit...

13:24 27/06/2025
Para

Nis hetimi, vëllai i Leonard Skabonës: Të zbardhet e vërteta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

14:09 27/06/2025
Lëkundje të forta tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

A do ketë lëkundje të tjera tërmeti, çfarë parashikon sizmiologu Edmond Dushi

13:24 27/06/2025
Kushëriri iu vra në atentatin ndaj Ndojës, Bashkim Maloku: Njihem me Plarent Dervishajn

Kushëriri iu vra në atentatin ndaj Ndojës, Bashkim Maloku: Njihem me Plarent Dervishajn

13:13 27/06/2025
KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve për 4 qarqet

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve për 4 qarqet

12:55 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.