Taulant Pasho, 33 -vjeçari shqiptar, i cili është nën hetim për vdekjen e prindërve të tij Shpëtim dhe Teuta Pasho, është ekstraduar nga Zvicra në Itali. Eshtrat e prindërve të tij u gjetën në dhjetor 2020 në disa valixhe të braktisura pranë burgut Sollicciano në Firence.
Mediat italiane raportojnë se arsyet e kërkesës për ekstradim, të bëra nga prokurori i Firences dhe të pranuara nga autoritetet zvicerane, nuk kanë të bëjnë me hetimin për vrasjen e dyfishtë, por me një dënim me 3 vjet e 4 muaj për trafikim të lëndëve narkotike.
Për këto fakte Taulant Pasho u arrestua në flagrancë në 11 qershor 2016. Dënimi përfundimtar erdhi më 19 dhjetor 2019.
Së bashku me të në hetimet për vdekjen e bashkëshortëve Pasho, është edhe ish e dashura, Elona Kalesha , e burgosur aktualisht në burgun fiorentin të Sollicciano dhe vëllai i saj i vogël Denis Kalesha. Kujtojmë se çifti shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën në ditët e para të nëntorit 2015 dhe u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, nga data 10 deri në 15 dhjetor. Që prej nëntorit të 2015 asnjë lajm prej tyre, për vite me radhë, megjithëse thirrjet e përsëritura nga vajza e tyre Dorina. Në burg, për vrasjen e tyre është Elona Kalesha ish- e dashura e djalit të çiftit Pasho, e cila akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve.