Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ku është OKB dhe OSBE?” Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës: U fshehën ndaj tiranit që i ka frikësuar për dekada

17:40 08/03/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ministri Ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov e ka publikuar një video-mesazh të gjatë në Facebook duke iu drejtuar botës.

Reznikov tha se sot do t’u drejtohet të gjithë liderëve të botës së lirë.

“Dy javë më parë bota ndryshoi. Gjithçka ka ndryshuar, edhe pse jo të gjithë e kuptojnë. Rusia ka sulmuar në mënyrë eksplicite Ukrainën. Tani Kremlini po lufton demonstrativisht kundër popullit tim. Kjo po ndodh në zemër të Europës. Raketat fluturojnë qindra kilometra. Dhe qytetet paqësore janë nën sulm. Sot janë qytetet tona. E nesërmja mund të jetë e kujtdo. E juaja”, tha ai.

“Ushtarët rusë sillen si terroristë dhe frikacakë. Gjatë 11 ditëve, pushtuesit rusë shkatërruan më shumë se 200 shkolla ukrainase, 34 spitale, më shumë se 1500 ndërtesa banimi. Tashmë është konfirmuar se ushtria ruse vrau 38 fëmijë ukrainas, më shumë se 70 u plagosën. Armiku organizoi një akt të vërtetë gjenocidi kundër Ukrainës. Vetëm në Mariupol, 400,000 ukrainas u morën peng. Ata u granatuan vazhdimisht nga avionë, artileri reaktive dhe raketa”, tha ministri ukrainas.

“Ku janë vlerat dhe idealet tuaja?”

“Pushtuesit rusë qëllojnë korridoret humanitare përmes të cilave civilët përpiqen të arratisen. Ata vrasin ata që premtuan se do t’i lëshonin. Ata vrasin ata që përpiqen të shpëtojnë. Këto janë krime lufte. Ky është një trishtim kaq i tmerrshëm për Ukrainën. E megjithatë, më lejoni t’ju kujtoj se ushtarët rusë po vrasin banorët e një vendi europian”, tha ai.

“Ku janë vlerat dhe idealet tuaja? Ku është puna e organizatave ndërkombëtare që kushton miliarda dollarë? Ku janë OKB-ja, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, OSBE-ja? Ata u fshehën”.

Reznikov shtoi se “rreth 10,000 studentë nga vende të tjera në Ukrainë janë sot objektivi i terroristëve të Putinit. Më shumë se 2000 prej tyre tashmë janë marrë peng nga ushtarët rusë”.

“Sot dua t’ju them një gjë – mos kini frikë. Mos kini frikë! Siç nuk kemi frikë ne. Në 11 ditë, Ukraina ekspozoi mitin e fuqisë ushtarake të Rusisë. Gjatë 11 ditëve, luftëtarët ukrainas shkatërruan mbi 11,000 ushtarë rusë. Kjo është më shumë se gjatë dy luftërave çeçene, të cilat zgjatën 6 vjet”.

“Sot, Europa ka mundësinë ta mposhtë një tiran që ka frikësuar të gjithë rreth tij për dekada të tëra. Rusia nuk do të jetë në gjendje të na mundë në betejë të hapur. Nuk do të mund të na frikësojnë me granatimet kriminale të qyteteve tona. Për të fituar, ne kemi nevojë për ndihmë – një qiell i mbyllur dhe armë. Ne do të mbrojmë veten dhe ju. Ne nuk kemi frikë nga rusët. Janë ata që ikin”, tha ministri ukrainas.

Reznikov i kërkoi Perëndimit që ta shtojë presionin ndaj Rusisë.

“Bota ka ndryshuar. Ju duhet të merrni vendime shumë shpejt. Dua të them, lufta po bëhet në Europë. Kremlini mund të shkaktojë zjarre të reja.
Ne do të luftojmë dhe do të fitojmë gjithsesi. I gjithë populli ukrainas do të rezistojë. Por ndihma juaj do të shpëtojë jetë. Përfshirë jetën e fëmijëve dhe të afërmve tuaj. Çdo ditë lufte nënkupton dhjetëra vdekje civile”./cnn

Të lidhura

Irani nis sulm të ri raketor, shpërthime dhe sirena alarmi në Izrael
Bota

Irani nis sulm të ri raketor, shpërthime dhe sirena alarmi në Izrael

Izraeli është përfshirë nga një tjetër valë sulmesh me raketë të lëshuara nga Irani në orët e para të mëngjesit...

09:14 17/06/2025
Trump firmos uljen e tarifave për makinat britanike
Bota

Trump firmos uljen e tarifave për makinat britanike

Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv që parashikon uljen e tarifave për makinat e importuara nga Mbretëria...

08:26 17/06/2025
Para
Biden shpall zyrtarisht ndalimin e importeve të naftës dhe gazit rus

Biden shpall zyrtarisht ndalimin e importeve të naftës dhe gazit rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Matura Shtetërore/ Pas 30 minutash provim, del teza e Matematikës

Matura Shtetërore/ Pas 30 minutash provim, del teza e Matematikës

11:11 17/06/2025
Martin Cani u vra në shkollë, mësuesja kujdestare refuzon të flasë

Martin Cani u vra në shkollë, mësuesja kujdestare refuzon të flasë

10:29 17/06/2025
I mori 25 mijë euro të dënuarit për vrasje, SPAK mbyll hetimet për avokatin

‘Jo luksi, jo fasada’/ Gazetari letër të hapur Edi Ramës: Të paktën një herë, vendosni prioritetin tek jeta

10:12 17/06/2025
17 Qershor/ Dita Botërore e Luftës kundër Shkretëtirëzimit dhe Thatësirës

17 Qershor/ Dita Botërore e Luftës kundër Shkretëtirëzimit dhe Thatësirës

09:45 17/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.