Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ku e kaluan ndërrimin e viteve Presidentja Osmani dhe Kryeministri Hoti

10:22 01/01/2021
Reading Time: 3 min lexim
Presidentja Vjosa Osmani ka rrëfyer për atmosferën brenda shtëpisë së saj në natën e ndërrimit të motmoteve.

Ajo në një intervistë për Telegrafin për fundvit, rrëfen në pika të shkurtra se si ka qenë në tërësi 2020-ta për të.

“Viti 2020 kolektivisht do të kujtohet si vit i sfidave. Përkundër arritjeve e sukseseve individuale që mund të kemi pasur gjatë vitit 2020, këtë vit do ta kujtojmë si vit sfidues, për shkak të përballjes me pandeminë Covid 19. Ai e ka vënë në pikëpyetje mënyrën tonë të organizimit shoqëror, por, njëkohësisht është edhe tregues se si mund të adaptohemi në rrethana të ndryshme. Ne e kemi dëshmuar shpirtin tonë solidar. Ajo që dua të dalloj në vitin 2020 është fakti që gratë ishin në krye të disa prej institucioneve kryesore në vend. Në përgjithësi, mendoj që ky ka qenë viti i grave në mbarë botën. Ato janë dëshmuar në vijën e parë të frontit me pandeminë, kanë përfaqësuar disa nga rastet më të suksesshme të menaxhimit të pandemisë, dhe kanë qenë vazhdimisht zëri i atyre të cilët kanë nevojë të dëgjohen”, ka thënë Presidentja Vjosa Osmani.

Duke qenë se po lëmë pas një vit shumë “të ashpër” me peripeci nga më të ndryshme, Vjosa Osmani flet për barrierat më të mëdha me të cilat ajo është ndeshur gjatë vitit 2020.

E kur vjen puna te dekoret e festive, duket se “barra” që shtëpia të duket sa më bukur bie te dy më të voglat e shtëpisë.

“Besoj se, sikur në shumicën e familjeve të Kosovës, festat janë një mundësi e artë për të qenë bashkë me më të dashurit tanë. Të tilla janë festat edhe në familjen tonë. Është koha që ne e pëlqejmë shumë, ngaqë na bashkon, si dhe na jep mundësinë të reflektojnë mbi atë se çfarë kemi bërë gjatë vitit e si mund të veprojmë më mirë në vitin që vjen. E për dekorin, i plotësojmë çdoherë dëshirat e të dy vajzave tona: Anda e Dua. Ato janë kuratoret më entuziaste dhe ia dalin për mrekulli”, tha Vjosa Osmani.

Në përmbyllje të intervistës, ushtruesja e detyrës së Presidentit ka një urim për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke iu dëshiruar më të mirat në Vitin e Ri 2021, njëherësh duke u dhënë kurajë të gjithë atyre që lane pas dike gjatë vitit pandemik.

“Po lëmë pas një vit jo të lehtë e të dhimbshëm e me sfida të panumërta, ndër të cilat më e vështira ka qenë përballja me pandeminë. Me këtë rast, dua t’u shpreh ngushëllime të gjitha familjeve që humbën më të dashurit e tyre, por edhe t’i falënderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në cilëndo formë për ta sfiduar pandeminë, veçanërisht personelin shëndetësor, të cilët na e dhanë shembullin se vetëmohimi dhe përkushtimi për të mirën e përbashkët është gjithmonë i mundur dhe dobiprurës. Falënderime të përzemërta edhe miqve tanë dhe partnerëve që na qëndruan pranë nesh edhe në këtë sfidë. Në prag të ndërrimit të motmoteve, ju uroj të gjithë qytetarëve të Kosovë, si dhe gjithë shqiptarëve anembanë botës, shëndet, paqe e lumturi. Uroj që viti 2021 të jetë vit i progresit për Kosovën, i mirëqenies për qytetarët tanë, dhe i paqes dhe i solidaritetit në gjithë botën”, përfundon Vjosa Osmani.

Ndersa Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka festuar natën e ndërrimit të viteve me policët e Rahovecit, të cilët si shumë kolegë të tyre anë e mbanë botës janë të detyruar të kalojnë këtë ditë të vecantë në shërbim të qytetarëve.

Hoti nuk harron të përmendë bluzat e bardha që gjithashtu kanë qenë në shërbim të qytetarëve në këto ditë të vështira të vitit.

Për të, janë këto kategori që krahas të tjerave, meritojnë respekt dhe dinjitet maksimal.

Shënimi i Hotit

Orën finale të ndërrimit të moteve e kalova me policët e stacionit në Rahovec. Duke i uruar këta zyrtarë policor, dëshiroj të uroj të gjithë policët të cilët sonte, në këtë natë feste, janë në shërbim të qytetarëve, krahas mjekëve e infermierëve, zjarrfikësve dhe të tjerëve.

Ka qenë vit i vështirë për të gjithë dhe policia e jonë edhe një herë ka provuar se meriton respektin më të lartë për shërbimin ndaj qytetarëve.

Gazetareforma.com/

Etiketa: HotiKosovavjosa osmani

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para

Shkon për Vitin e Ri në shtëpinë e motrës, vret me thikë kunatin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

19:56 11/05/2025
Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

19:40 11/05/2025
Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

19:16 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.