Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kthyen hotelet në “vatra” prostitucioni, arrestohen dy pronarë në Kavajë, në pranga edhe 5 punonjëset e seksit

10:04 03/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Dy pronarë hotelesh janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për mbajtje të hoteleve për shfrytëzim prostitucioni, ndërkohë që edhe 5 femra janë arrestuar gjithashtu për ushtrim të prostitucionit.

Ditën e sotme policia ka njoftuar finalizimin e operacionit “Zhuri”, pas 7 muajsh hetimi të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Në flagrancë është arrestuar edhe një tjetër person i cili në momentin e kontrollit nga policia, personi si i identifikuar si R. L.,  ishte në dhomën e hotelit duke kryer marrëdhënie me një nga femrat që ushtronin prostitucion.

Mësohet se dy pronarët e hotelit ku ushtrohej prostitucioni janë Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha.

Bujar Gjuzi pronar i një hoteli në zonën e quajtur Bishti i Zhurit, në Rrogozhinë është arrestuar edhe në vitin 2008 për të njëjtën vepër penale.

Njoftimi i policisë:

Kavajë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zhuri”.

Operacioni pas 7 muajsh hetimi të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Goditen dy raste të shfrytëzimit për prostitucion dhe të mbajtjes së lokaleve për prostitucion.

Vihen në pranga dy pronarë hotelesh, për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të hoteleve për shfrytëzim prostitucioni.

Në pranga edhe 5 shtetase që ushtronin prostitucionin.

Gjithashtu arrestohet edhe një shtetas tjetër në flagrancë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komsiariatin e Policisë Kavajë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga dy pronarë hotelesh, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurori dhe nën drejtimin e saj, pas 7 muajsh hetime siguruan prova për dokumentimin e këtij aktiviteti kriminal.

Në këtë kuadër, nga Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në bashkëpunim me Sektorin e Forcave Operacionale të DVP Tiranë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Zhuri”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë të lëshuara nga Gjykata, pas provave të siguruara gjatë hetimit dhe konkretisht ndaj shtetasve:

Gj., 61 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur”Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë;

H., 58 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë;

M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit në pronësi të shtetasit B. Gj., duke kryer marrëdhenie seksuale kundrejt pagesës, me shtetasen Q. R.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre shtetaseve për prostitucion, 7 telefona celular dhe një autoveturë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion“ dhe “Prostitucioni”

Kthyen hotelet në “fole” prostitucioni, arrestohet dy pronarët në Kavajë, në pranga edhe 5 punonjëset e seksit.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2766399130313107

Etiketa: arrestohen dy pronarëkthyen hoteletne kavajevatra prostitucioni

Të lidhura

Dyshohet se mori ryshfet, GJKKO jep vendimin për shefin e Rrugores së Tiranës
Aktualitet

Dyshohet se mori ryshfet, GJKKO jep vendimin për shefin e Rrugores së Tiranës

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka konfirmuar masën e arrestit me burg për Roven Zekën, kreun e Policisë Rrugore në...

11:49 21/05/2025
Plagosi për vdekje 19-vjeçarin në Londër, i riu shqiptar shpallet fajtor
Aktualitet

Plagosi për vdekje 19-vjeçarin në Londër, i riu shqiptar shpallet fajtor

Gati një vit pas vrasjes së një 19-vjeçari në Londër, një shtetas shqiptar është shpallur fajtor për këtë ngjarje. Kevin...

11:41 21/05/2025
Para

Alarmohet Kadastra e Durrësit, dy punonjëse dalin me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dyshohet se mori ryshfet, GJKKO jep vendimin për shefin e Rrugores së Tiranës

Dyshohet se mori ryshfet, GJKKO jep vendimin për shefin e Rrugores së Tiranës

11:49 21/05/2025
Plagosi për vdekje 19-vjeçarin në Londër, i riu shqiptar shpallet fajtor

Plagosi për vdekje 19-vjeçarin në Londër, i riu shqiptar shpallet fajtor

11:41 21/05/2025
Vrasja e Ermir Dedjas, policia merr në pyetje të ëmën dhe 12 persona të tjerë

Vrasja e Ermir Dedjas, policia merr në pyetje të ëmën dhe 12 persona të tjerë

11:16 21/05/2025
Operacioni “Ura”/ 52 urdhër-arreste për avokatë, policë dhe biznesmenë

Operacioni “Ura”/ 52 urdhër-arreste për avokatë, policë dhe biznesmenë

10:43 21/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.