Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kriza energjitike, Von der Leyen: Së shpejti publikojmë planin afatgjatë

15:53 06/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Shumë vende të botës po preken nga kriza energjitike ndërkohë mes tyre pritet të jetë edhe vendi ynë ku është paralajmëruar se do të shoqërohet me çmime marramendëse. Ky problem mjaft shqetësues është prekur edhe gjatë diksutimit në mbledhjen e samitit Brdos të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, ditën e sotme në Slloveni.

Në përfundim të këtij samiti Presidentja e Komisionit Evriopian Ursula von der Leyen është pyetur nga stafi i gazetarëve në lidhje me këtë temë. Në përgjigjen e saj, Von der Leyen është shprehur se “Sa i përket rritjes së çmimit të energjisë, është e qartë që 90% e gazit është e importuar. Kemi detyra për të përmbushur, do të kemi një deklaratë ditët në vijim lidhur me këtë çështje. Do të shohim edhe veprimin tonë në planin afatgjatë”.

Një pjesë e shkëputur nga konferenca:

Pyetje: Çfarë kredibiliteti ka zgjerimi, çfarë mund t’i japë qytetarëve në rajon? Rritja e çmimit të energjisë dhe reforma në energji, të gjithë presin që BE të veprojë, çfarë mund të bëjë BE lidhur me këtë?
Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel: Ne ndjejmë nevojën, rëndësinë për të vepruar, mbi të gjitha për prioritetet, për reformat, vlerat, investimet, dhe kemi qenë mjaft aktivë ditët e kaluara për të ndihmuar, për të lehtësuar dhe mbi të gjitha për të bërë progres. Kemi pasur dhe një darkë informale dhe sot kemi dhënë shembuj konkretë. Nëse duam të jemi më efikasë e më të vendosur, na duhen patjetër edhe rezultate të tjera. Megjithatë, kemi treguar përfshirje konkrete. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë partnerët tanë dhe dëshirojmë të bashkëpunojmë me ta.

Sa i përket rritjes së çmimeve të energjisë, do diskutojmë në takime të tjera. Do të bëhen përgatitje serioze, në mënyrë që të japim disa orientime. Dhe do të kemi edhe mbështetjen e Komisionit Evropian lidhur me këtë. KE do të publikojë një deklaratë lidhur me këtë çështje, në mënyrë që të kemi të gjithë një informacion të përbashkët. Të punojmë për këtë, që të japim orientimin tonë në një tjetër nivel. Do ishte mirë të gjenim një qasje të përbashkët lidhur me këtë.

Von der Leyen: Sa i përket procesit të zgjerimit, kemi diskutuar shumë. Pjesa më e madhe e liderëve të BE kanë shprehur mbështetje që të ecim përpara me Shqipërinë dhe RMV. Urojmë shumë që të ketë një zgjidhje të çështjes mes RMV dhe Bullgarisë. Fakti që ne po investojmë 30 miliardë euro në rajon, flet vetë. Jemi shumë të bindur që kjo nuk do të ketë benefite vetëm për vende te Ballkanit Perëndimor, por edhe për BE, dhe do të lehtësojë rrugën drejt BE.

MICHEL:TE PUNOJME LIDHUR ME BASHKEPUNIMET EKONOMIKE

Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel tha se vlerat themelore, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit janë në ADN-në evropiane.

“Këto gjithashtu duhet të jenë zgjedhja për qeverinë e Ballkanit Perëndimor. Ka një diskutim të vazhdueshëm midis 27 për kapacitetin tonë për të pranuar të ardhmen e Evropës, ne duhet të punojmë më tej”, tha Michel.

Kreu i KE deklaroi se vendet duhet të punojnë për bashkëpunimet ekonomike. Ai theksoi se inovacionet teknologjike janë me shumë rëndësi.

“Të punojmë lidhur me bashkëpunimet ekonomike. Inovacionet teknologjike janë me shume rëndësi. Kemi treguar angazhim për të punuar me NATO-n. Jemi përballur me probleme gjeopolitike, por do të shohim se si do të ecim përpara me këto. Aleancat janë të forta. Ashtu siç është dhe me SHBA-në.”, tha ai.
Duke u ndalur sërish te rritja e çmimit të energjisë elektrike, Michele tha se janë disa elemente që kanë nxitur deri këtu.

“Ka disa elemente që kanë çuar në rritjen e energjisë, për të dhënë më pas një përgjigje. Kur të kemi një pamje të qartë dhe mbi të gjitha se çfarë mund të bëjmë për ta zgjidhur këtë, do të japim një deklaratë.”, tha ai.

Etiketa: gazetaretkriza energjitikesqarimvon der leyen

Të tjera

Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën
Bota

Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën

Rasti tronditës i 12-vjeçares franceze, Lola Davier, e cila u vra brutalisht në Paris në vitin 2022, vijon të zgjojë...

13:51 25/10/2025
Policia turke bastis live televizionin opozitar, arrestohet drejtori i lajmeve
Bota

Policia turke bastis live televizionin opozitar, arrestohet drejtori i lajmeve

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi në Turqi të premten në mëngjes, kur policia bastisi zyrat e televizionit opozitar TELE1 dhe...

15:42 24/10/2025
Para
Deklaratat boshe të Ahmetajt, rritja e çmimeve nuk ndalet me anë të propagandës

Deklaratat boshe të Ahmetajt, rritja e çmimeve nuk ndalet me anë të propagandës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

13:38 28/10/2025
BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

13:14 28/10/2025
14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

11:05 28/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.