Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kriza do na prekë të gjithëve, FMN: Çdo shqiptar do ketë 425 dollarë më pak këtë vit

09:02 19/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raporte shqetësuese për sa i përket krizës që pritet të futen shqiptarët.

Të ardhurat për frymë të shqiptarëve pritet të ulen me 425 dollarë për person, ose gati me 8% në krahasim me një vit më parë.

Të ardhurat për frymë të çdo personi, me çmimet aktuale, pritet të zbresin në 4898 dollarë në vitin 2020, nga 5323 të një viti më parë.

Në total, sipas shifrave të FMN-së, vendi pritet të humbasë 1.24 miliardë dollarë këtë vit, shumë që është sa 8% e të ardhurave vjetore në 2019-n.Image

Kjo tendencë, e rënies së të ardhurave për frymë po konstatohet në të gjithë botën, për shkak të pasojave që dha në ekonomitë globale karantina me synim parandalimin e infeksionit të Covid-19 dhe pasigurive që ende po vazhdojnë, duke ngritur shumë pasiguri për të ardhmen.

Në rajon, Shqipëria (-425 USD) dhe Mali i Zi (-892 USD) pritet të kenë rënien më të lartë të të ardhurave për frymë, për shkak të tkurrjes më të lartë ekonomike të parashikuar për këto vende, që janë të lidhura me turizmin.

Për maqedonasit humbja do të jetë minimale (90 dollarë më pak) dhe për boshnjakët arrin në -253 dollarë për frymë më pak.

Për shtetasit e Kosovës, humbja është -287 dollarë për frymë, me një rënie prej 6.5%. Në rajon, shteti që ka qenë më rezistent ndaj krizës së Covid-19 është Serbia. Ky i fundit është ndër të pakti në botë, ku FMN parashikon që të ardhurat për frymë nuk do të bien, përkundrazi do të rriten lehtë, me 90 dollarë.

Shqipëria dhe Kosova renditen ndër shtetet më të varfëra të Europës, (pas përfshirë shtetet e Ish Bashkimit Sovjetik).

Nga 192 shtete, Shqipëria është e 98-a në listë dhe Kosova e 108-a (4,428 USD për frymë për 2020), sipas vlerësimeve të FMN-së.

Të ardhurat më të larta për frymë në rajon i ka Mali i Zi, në vendin e 77 në botë (8,825), pothuajse sa dyfishi i trojeve shqipfolëse.

Më pas renditet Serbia, e 80-a (7,382USD), Maqedonia e Veriut e 90-a (6,018), Bosnjë Hercegovina e 92-a (6,015 USD).

Fondi, në Pasqyrën e fundit Ekonomike të Tetorit, vlerëson se tkurrjen më të fortë në rajon pritet ta ketë Mali i Zi me -12%, e ndjekur nga Kroacia, me -9% dhe më pas renditet Shqipëria në të njëjtat nivele me Kosovën (-7.5% secila).

Të tre shtetet bregdetare (Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria) kanë një varësi të lartë nga turizmi, që ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia.

Krizën pritet ta ndiejë më pak Serbia, që parashikohet të ketë një rënie prej -2.5%. Maqedonia do të tkurret me -5.4%, kurse Bosnja me -6.5%.

Më herët, Banka Botërore në raportin e saj të fundit të Rishikimit Ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore, evidenton në seksionin për Shqipërinë, se kriza po shton varfërinë, kryesisht nëpërmjet rritjes së papunësisë.

Sipas vlerësimeve të bankës, pavarësisht masave që janë marrë, varfëria e moderuar (përqindja e popullsisë që jeton me më pak se 5.5 dollarë për person në ditë, të vlerësuara sipas barazisë së fuqisë blerëse, që eliminon diferencat e çmimeve mes vendeve) pritet të rritet me rreth 5 pikë përqindjeje.

Aktualisht, ky tregues sipas tabelave të Bankës është 35.6%. Pas krizës, rreth 41.5% e popullsisë do të jetojë me më pak se 5.5 dollarë në ditë (sipas barazisë së fuqisë blerëse).

Sipas raportit të Bankës Botërore, mbyllja e bizneseve, operacionet e zvogëluara dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dëmtuan prodhimin.

Sektori i turizmit, një faktor kyç i rritjes, ka qenë shumë i prekur. Konsumi dhe vendimet për investime janë vonuar.

/Burimi: Monitor/GazetaReforma.com/

Etiketa: FMNparatë ardhura

Të lidhura

Trump reagon pas bisedës telefonike me Xi Jinping
Bota

Trump reagon pas bisedës telefonike me Xi Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi Xi Jinpingun, presidentin e Kinës, si një udhëheqës “të ashpër” dhe “jashtëzakonisht të vështirë...

16:46 05/06/2025
‘Më pa dhe tentoi të ikte’, Tafani tregon si u ekzekutua Çajup Selimi
Aktualitet

‘Më pa dhe tentoi të ikte’, Tafani tregon si u ekzekutua Çajup Selimi

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, ka rrëfyer për herë të parë para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

14:26 04/06/2025
Para

Italia ashpërson masat ndaj Covid pas rritjeve të rasteve, pamjet e ambulancave në rresht të rrëqethin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

18:02 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.