Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Elbasan. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se viktima është mashkull dhe dyshohet të jetë i moshës rreth 50-vjeç. Ai u gjet i zbathur në rrugën “Visarion Xhuvani”. Viktima nuk është identifikuar ende, pasi në trup nuk kishte mjet identifikimi me vete, ndërsa bëhet me dije se i janë konstatuar 7 plagë në kokë. Hetuesit kanë dyshime që ai është qëlluar me armë por do të jetë ekspertiza mjekoligjore që do të përcaktoj shkakun e vdekjes. Por nga grupi hetimorë nuk është përjashtu as fakti që 50-vjeçari është vrarë me sende të forta. Gjithashtu në bazë të mënyrës si u gjet trupi i pajetë i 50 vjeçarit, ngrihen dyshime se ai mund të jetë vrarë diku tjetër dhe është hedhur aty. Policia e Elbasanit po kërkon kamerat e sigurisë të lokalave në zonë për të mësuar më tepër detaje në lidhje me viktimën por edhe për të rënë gjurmë të personave që mund ta kenë hedhur aty trupin e pajtë të 50 vjeçarit në rrugë. Viktima është dërgu në morgun e spitalit të Elbasanit aty ku do t’i merren edhe gjurmët daktiloskopike që të bëhet e mundur zbulimi i identitetit të 50 vjeçarit. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim zyrtarë nga Policia e Elbasanit në lidhje me këtë ngjarje. Qyteti i Elbasanit u trondit sërish brënda pak ditësh nga një tjetër ngjarje kriminale. Pak ditë më parë me anë të një atentati mafioz u vra me breshëri kallashnikovi Everst Çakaj. Ai u ekzekutuar në sy të bashkëshortes së tij, sapo kishte dalë nga banesa e prindërve të nuses.
Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Trump lavdëron Giorgia Melonin pas takimit në Paris
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump e përshkroi kryeministren italiane Giorgia Meloni si njeri “të drejtpërdrejtë” dhe tha se...