Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Krimi makabër në Fier/ Zbulohet fotoja e vajzës vrasëse dhe babait të ndjerë

13:52 25/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Vajza në foton e mësipërme është Emanilda Rama, 26-vjeçarja që dyshohet se mbyti babanë e saj me tel.

Fotoja u publikua nga Top Channel, ku gjatë një interviste foli edhe motra e saj lidhur me ngjarjen.

Motra e Emanildës

Ajo rrëfeu se kishte marrë një telefonatë nga Emanilda, e cila i kishte thënë se babai kishte rënë në banjë dhe më pas kishte fikur telefonin.

“Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin, marr mamin në telefon dhe i them është gjallë? Jo më tha ka vdekur, flisja shpesh në telefon nuk pashë të kishte gjë, nuk kuptova as edhe një gjë, me babin kam folur gjithmonë. Jetonte në shtëpi, bashkë, babai punonte, edhe mami edhe motra.”

Kryeplaku i fshatit Frashër, në një prononcim për Top Channel, shprehu keqardhjen e thellë për ngjarjen dhe përshkroi viktimën si një njeri punëtor dhe të qetë.

Kryeplaku i fshatit

Ai shtoi se në familjen Rama kishin ekzistuar probleme serioze, ku bashkëshortja dhe vajzat e linin të ndjerin pa ushqim dhe e dhunonin:

“Anesti ka qenë burrë i mirë, punëtor, por ka pasur probleme familjare me gruan, fëmijët. Nuk shkonte mirë. Arrinte sa e linin pa bukë të shkretin, ankohej tek unë. ‘Duan të më nxjerrin nga shtëpia’ më thoshte. Ata merrnin ndihmë ekonomike, i kam ndihmuar sa kam mundur. Kush e di sa herë ka shkuar policia në shtëpinë e tyre. Unë nuk dija gjë, kur shkova afër banesës ishin ata të krimeve aty. Thanë se i kishte rënë infarkt, por e kishin mbytur. Na ka ardhur të gjithëve keq, se ishte djalë pa llafe, punëtor. Ato nuk e trajtonin mirë. Viktima punonte në një firmë private. Ai vetëm ankohej i shkreti. E rrihnin, godisnin në syrin tim. Ça të them unë… ato ha, pi, rri dhe punonte ai i shkreti. Jemi të prekur shumë si fshat. Janë tre vëllezër këta. Njëri prej tyre e mori në Greqi ku punoi atje dhe bëri shtëpinë. Familja i thoshin ‘ik nga shtëpia, s’të duam’.”

Si ndodhi ngjarja?

Krimi tronditës ndodhi në mbrëmjen e 23 korrikut dhe u raportua më 24 korrik fillimisht si një vdekje nga shkaqe natyrale. Por, gjatë hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, dyshimet u shtuan dhe u zbulua se vajza kishte vrarë të atin pas një konflikti për motive personale. Emanilda Rama kishte qenë prej kohësh nën presionin e vazhdueshëm të babait, të cilin e përshkruante si shumë fanatik dhe kontrollues, i cili nuk e lejonte të vishej apo të dilte sipas dëshirës. Pas ndarjes nga partneri, ajo jetonte me prindërit në të njëjtën shtëpi.

Pas krimit, në bashkëpunim me nënën, ajo tentoi të fshijë provat duke pastruar trupin e viktimës dhe duke e veshur për ceremoninë mortore, përpara se të njoftonin policinë. Hetuesit gjetën shenja dhune në trupin e 56-vjeçarit, përfshirë edhe dëmtime në pjesët intime, për të cilat vajza mohoi çdo abuzim seksual. Gjithashtu, u zbulua se viktima, një punëtor në fermë blegtorale, kishte qenë prej kohësh i izoluar dhe i dhunuar fizikisht brenda familjes, duke jetuar në një dhomë të veçuar brenda oborrit ku banonin bashkëshortja dhe vajzat.

Pas përfundimit të hetimeve, Valbona Rama, nëna e Emanildës, u arrestua më 25 korrik për bashkëpunim në fshehjen e krimit. Aktualisht, nënë e bijë ndodhen në paraburgim dhe pritet të zhvillohet masa e sigurisë ndaj tyre.

Etiketa: Krimi fier

Të lidhura

INSTAT: 8.5 milion shtetas kanë hyrë në vendin tonë në 6 muaj
Aktualitet

INSTAT: 8.5 milion shtetas kanë hyrë në vendin tonë në 6 muaj

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se Shqipëria ka regjistruar sërish një rritje të numrit të...

18:58 25/07/2025
Situatë kritike nga zjarrin në Delvinë, nis evakuimi i 3 fshatrave
Aktualitet

Pësoi djegie në trup, niset me helikopter drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës

Shefi i Komisariatit të Policisë së Delvinës, Agim Troci, është lënduar gjatë operacionit për shuarjen e një zjarri në fshatin...

18:49 25/07/2025
Para
Dosja ‘Buka’, kalon për gjykim çështja ndaj Arben Ahmetajt

Dosja ‘Buka’, kalon për gjykim çështja ndaj Arben Ahmetajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

INSTAT: 8.5 milion shtetas kanë hyrë në vendin tonë në 6 muaj

INSTAT: 8.5 milion shtetas kanë hyrë në vendin tonë në 6 muaj

18:58 25/07/2025
Situatë kritike nga zjarrin në Delvinë, nis evakuimi i 3 fshatrave

Pësoi djegie në trup, niset me helikopter drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës

18:49 25/07/2025
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima, autori dyshohet se u largua në këmbë

U kapën me lëndë narkotike, arrestohen 4 persona në Sarandë dhe Vlorë

18:22 25/07/2025
Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, ja rrugët që do të bllokohen

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, ja rrugët që do të bllokohen

18:02 25/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.