Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur masën “arrest me burg”, për shtetasin Fabian Vukaj i cili vrau me armë zjarri motrën e tij Diana Vuka. Masën e sigurisë “arrest me burg”, e ka kërkuar prokurori Ermir Lelçaj dhe e ka pranuar kërkesën e akuzës duke dhënë masën e sigurisë si më lartë gjyqtarja Irida Kacerja.
Avokati mbrojtës Bruno Pepa i caktuar kryesisht në këtë çështje pasi i dyshuar si autor i vrasjes nuk kishte marrë një avokat e la në dore të gjykatës masën e sigurisë dhe vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë është zbuluar 1 ditë më parë në qytetin e Shkodrës, ku vëllai vrau motrën me armë zjarri në lagjen “Ndoc Mazi”. Shtetasja Diana Vuka 58-vjeçe u gjet e pajetë në banesë teksa dyshohet se është vrarë që të premten në darkë më 4 qershor, pra 3 ditë më parë.
Viktima u gjet e pajetë brenda në dhomën e saj në shtratin ku flinte. Në banesë policia vendore e Shkodrës ka gjetur 6 shishe birre 1.5 kg secila të boshatisura gjë e cila tregon se autori i dyshuar ka qenë totalisht nën efektin e alkoolit kur ka kryer krimin tragjik brenda familjes.
Sipas burimeve nga vendngjarja autori i dyshuar Fabian Vuka ishte një person i alkoolizuar gjatë gjithë kohës ndërsa thuhet se ka luajtur edhe bixhoz shpesh. 55-vjeçari jetonte i vetëm pasi nuk ishte i martuar dhe ishte edhe i papunë. Ka qenë pikërisht motra e tij të cilën e qëlloi për vdekje e cila është nënshtetase gjermane dhe për çdo muaj i ka dërguar të vëllait 300 euro për ta ndihmuar.