Ditën e djeshme Fieri u trondit ka një krim i dyfishtë, ku një 61-vjeçar masakroi me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij dhe më pas u vetëvar në një pemë afër banesës.
Xhevahir Hoxha ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen Merushe Hazizi, 30 vjeçe.
Sot viktimat e krimit të dyfishtë do të përcillen për në banesën e fundit.
Xhavair Hoxha, do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin e tij Vidhishtë, ndërsa 30-vjeçarja Merushe Hazizi do të prehët në varrezat pranë familjes së saj. 30-vjeçarja ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte 3 vite që bashkëjetonte me shtetasin Fatjon Hoxha
Qerime Hoxha, gruaja e 61 vjeçarit Xhevahir Hoxha, tha se vrasja kishte ndodhur në kuzhinë dhe më pas 61 vjeçari nëkishte dalë nga shtëpia pa folur fare derisa më pas u gjet i vetëvarur në pemë.
Ndërkohë që pastronte gjakun e viktimës 30 vjeçare, ajo zbuloi se e ndjera i thoshte shpesh 61 vjeçarit se nuk kishte vend në shtëpi edhe pse kishte vetëm një muaj që kishte ardhur të jetonte në atë shtëpi.
Ndërkohë që kunata e Xhevair Hoxhës tha se autori i krimit e kishte paralajmëruar djalin se do ta vriste së bashku me bashkëjetuesen e tij.
“I thoshte mos e merr për shtëpi por djali nuk e dëgjonte, ai nuk e donte nuse për shtëpi. I kishte thënë gjithmonë djalit unë do të vras ty, nusen dhe do vritem vetë. Ajo ishte e martuar kishte fëmijë por nuk e donte atë dhe mori djali në shtëpi. Si familje ishin në rregull, normalisht punonin”, tha kunata e 61-vjeçarit që kreu krimin.