Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekskluzive: Krimet në familje/ Flet sociologia: “Ja pse vrasin shqiptarët”

19:26 14/01/2019
Reading Time: 3 min lexim

Një tjetër krim brenda familjes, tronditi sot opinionin shqiptar. Tirana u zgjua në mëngjes me një tjetër krim makabër ku dhëndri pasi vrau vjehrrin dhe vjehrrën, kreu vetëvrasje.

Ky krim, është i treti brenda muajit janar. Kujtojmë se në ditët e para të këtij muaji, burri vrau gruan dhe më pas motrën e saj me thikë në Ballsh të Fierit.

Ndërkohë pak ditë me vonë, babai shqiptar në Korfuz, vrau në mënyrë brutale vajzën e tij dhe e varrosi në oborr.

Në një intervistë për gazetareforma.com, sociologia e njohur Entela Binjaku, tregon problemet sociale që shtyjnë shqiptarët të kryejnë krime brenda familjes.

Brenda muajit Janar, kanë ndodhur tre krime të rënda brenda familjes, dhëndrri vrau veten, vjehrrin dhe vjehrren, babai vajzën dhe burri bashkëshorten dhe kunatën. Pse është rritur krimi brenda familjes?

Arsyet duhet të gjenden rast pas rasti, por shpesh herë vetëkontrolli i ulët, largësia mes pjestarëve, dobësimi i lidhjeve emocionale, martesa që kanë humbur shumicën e funksioneve që kanë detyrim t’i kryejnë, rënia e autoritetit prindëror në familje, përditshmëria e vështirë dhe paaftësia e disave për t’u bërë ballë këtyre vështirësive, herë  abuzimet me substanca, alkool apo varësitë, mungesa e frikës nga ndëshkimi ligjor, çrregullimet e shëndetit mendor që tregojnë për ekuilibër të brishtë, një e kaluar që ka lënë gjurmë të forta dhe ka shumë anë të errta që nuk janë trajtuar, indiferenca shoqërore ndaj njerëzve në vështirësi, apo dhe mjedise që krijojnë modele sjelljesh agresive, këto janë disa nga arsyet që rrisin prirjen për sjellje kriminale. Familja është e vetme dhe e pambrojtur nga të gjitha këto burime.  

Problemet sociale që shtyjnë shqiptarët të kryejnë krime brenda familjes, janë probleme të reja, apo të mbartura gjatë viteve?

Problemet e trashëguara në vite sigurisht kur akumulohen  rrisin ngarkesën mbi psikën e individit dhe ajo reflektohet edhe në sjelljen e tij me të tjerë. Kushtet e vështira në të cilat jetojnë familjet në shoqerinë shqiptare rrisin mjaft shkallën e zemërimit apo revoltës së brendshme si reagim ndaj një realiteti që qytetari e ka të vështirë t’i bëjë ballë aq me tepër kur modelet e pabarazive janë kudo në shoqëri.

Kur këtyre problemeve ju shtohen edhe të reja që lidhen me zhgënjime nga pritmënitë, humbja e besimit tek e ardhmja e ndryshme, papunësia e lartë dhe të ardhurat e pakta e te pasigurta, problemet vetem e rëndojnë situatën familjare, ku te mos harrojme është karakteristike kufiri i hollë i ndarjes mes zemërimit dhe dashurisë dhe ku emocionaliteti mes pjestarëve është i lartë. Në këmbim të kësaj nevojitet një energji shumë e madhe për t’i bërë ballë dhe për ta ruajtur familjen nga krimi.

A mund të flasim për një shoqëri të shëndoshë në kushtet që jemi aktualisht? Nëse jo, çfarë duhet të bëjnë instancat shtetërore që të minimizojnë krimet?

Krimi në familje ka vite që ndodh dhe ekspertët kanë vite që flasin, por fuqia e fjalës është më e vogël sesa fuqia e një veprimi të organizuar sipas një platforme të mirëmenduar dhe efektive. Këtë ka kundësinë ta bëjë shteti duke u mbështetur tek ekspertët. 

Shteti do të duhet ta ndihmojë familjen që të ketë mundësi të përballojë vështirësitë duke i dhënë më shumë punësim, më shumë perspektiva për jetën, duke rritur këshillimin në komunitet te familjeve në krizë, duke krijuar lehtësira  që i vijnë në ndihmë familjes të qëndrojë më e bashkuar, duke zhvilluar fushata kombëtare edukimi të shoqërisë, duke i dhënë më shumë modele të rinjve e fëmijëve  që ngjallin besim dhe frymëzim.

Gazetareforma.com

Të tjera

“Mbylla biznesin tim dhe u transferova në Shqipëri”, historia e 55-vjeçares që la Los Anxhelosin për Tiranën
Aktualitet

“Mbylla biznesin tim dhe u transferova në Shqipëri”, historia e 55-vjeçares që la Los Anxhelosin për Tiranën

Cheryl Orlov, një 55-vjeçare nga Los Angeles, vendosi të fillojë një kapitull të ri jete në Shqipëri në vitin 2023....

09:04 13/08/2025
Ilir Meta flet nga burgu 313
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para

Shpërthimi që tronditi Vlorën, dalin detajet e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Mbylla biznesin tim dhe u transferova në Shqipëri”, historia e 55-vjeçares që la Los Anxhelosin për Tiranën

“Mbylla biznesin tim dhe u transferova në Shqipëri”, historia e 55-vjeçares që la Los Anxhelosin për Tiranën

09:04 13/08/2025
Ilir Meta flet nga burgu 313

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

08:51 13/08/2025
Nga kostot e larta të jetesës te emigracioni, rënie drastike e lindjeve në Shkodër, Korçë dhe Dibër

Nga kostot e larta të jetesës te emigracioni, rënie drastike e lindjeve në Shkodër, Korçë dhe Dibër

08:38 13/08/2025
Delvina në kaos nga flakët, qyteti pa drita! Pritet ndërhyrja nga ajri

Delvina në kaos nga flakët, qyteti pa drita! Pritet ndërhyrja nga ajri

08:24 13/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.