Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kreu i ri i SPAK, Meta: S’kam besim, namin e bën Rama

21:10 19/12/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar zhvillimet e fundit me zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në një intervistë për emisionin “Pa censurë”, Meta deklaroi se reforma në drejtësi është kthyer në një “Ramaformë”.  Përsa i përket besimit tek SPAK, Meta tha se nuk ka shprehur asnjëherë besim tek ky institucion.

Pyetje: E shihni zgjedhjen e Dumanit në krye të SPAK-ut si një garanci që SPAK-u të mos jetë i kontrolluar nga qeveria?

Ilir Meta: Koha do të tregojë se cilat do të jenë rezultatet që do të arrihen, por, në çdo rast, duke e njohur mirë reformën në drejtësi, si ish kryetar parlamenti dhe si ish president, kam vënë re që reforma u shndërrua në një Ramaformë. Edhe drejtësia e re që pritej të ishte e pavarur, edhe në respekt të konsensusit që u arrit në parlament, përmes ligjeve antikushtetuese, përmes shkeljeve të kushtetutës, përmes kontrollit të vetingut, mori formën e Ramës, pra Ramaformë.

Pyetje: Por ligjet i miratuat ju, megjithëse PD kundërshtoi miratimin e 6 prej 7 ligjeve kryesore të reformës.

Ilir Meta: Ramaforma ka ardhur si rezultat i akteve antikushtetuese, të marra në parlament. Meqë po flasim për çështjen e hetimit dhe prokurorisë, kushtetuta ka qenë tepër e qartë për çështjen e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, por, në fund të 2017-ës, procesi, me një akt antikushtetues u përdor nga Edi Rama. Përmes emërimeve të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, u bë të krijohej ajo KLP që u krijua, si dhe SPAK dhe gjithë institucionet e tjera që erdhën si rezultat i asaj KLP që buronte nga një akt antikushtetues i Kuvendit të Shqipërisë, që buronte nga votimi me 69 vota, pra nga Edi Rama.

Pyetje: Duke qenë se SPAK buron nga një institucion i kapur, siç thoni, ju nuk keni besim te SPAK, as keni patur, as keni?

Ilir Meta: Nuk kam shprehur asnjëherë besim tek SPAK, pavarësisht se i kemi dhënë besim SPAK-ut që të provojë veten. Si president i kam çuar disa denoncime SPAK-ut, përfshirë dhe fallsifikimin e firmës së Kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit dhe nuk është ndërmarrë asnjë masë apo nuk ka konkluzion për këtë çështje. Këto janë çështje të rënda. Kur arrihet të fallsifikohet firma e Kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese nga Parlamenti i Shqipërisë kundër Presidentit, çfarë mund të ndodhë me qytetarin. Ishte pastaj çështja e mos hetimit të zgjedhjeve me dosjen e Dibrës, që solli si pasojë edhe atë që ndodhi në Elbasan në zgjedhjet 2021. Për të mos folur pastaj për patronazhistët, që, në vend të hetonin Edi Ramën dhe vartësit e tij që përdornin të dhënat përsonale për qëllime shantazhi, hetuan dy gazetarë.

Pyetje: Ju nuk keni besim as tek zgjedhja e Duimanit megjithëse për atë u investua ambasada amerikane?

Ilir Meta: Nuk e shikoj çështjen e reformës, as çështje emri, as çështje diplomatësh. E shikoj si çështje kushtetute, si çështje integriteti dhe si çështje rezultati, mbi të gjitha. Gjithë kjo zhurmë që bëhet  se po zgjidhet kreu i SPAK-ut, që ka një rol proceduarial, më duket sikur kërkon të krijojë iluzione përsëri, si njëherë e një kohë, që “prisni se sa të ikë ky Prokuror i Përgjithshëm, do të bëhet nami”, “prisni sa të krijohet SPAK, se do të bëhet nami”, “po prisni se sa të ndërrohet ky, do të bëhet nami”, kur ne e shikojmë që namin në këtë vend e bën vetëm Edi Rama, që po kalon nga megavjedhje në supermegavjedhje dhe nuk po shohim asnjë rezultat serioz.

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para
Horoskopi sot, 18 dhjetor 2022

Horoskopi sot, 20 dhjetor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.