Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kreu i PDIU-së: Rama varfëroi shqiptarët, 450 mijë qytetarë emigruan në 4 vite

12:28 09/04/2021
Reading Time: 4 min lexim

Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në qytetin e Lushnjës, në vijim të turit elektoral të 25 prillit. Idrizi ka thënë se sot 60% e shqiptarëve jetojnë me 4 USD dita.Sipas tij varfëria ka pllakosur vendin, mungesa e vendeve të punës dhe emigracioni masiv, ku vetëm 4 vitet e fundit janë larguar nga Shqipëria 450 mijë qytetarë.

“Sot çdo shqiptar, ju e shihni edhe këtu në Lushnje, ka probleme shumë të mëdha të varfërisë. Sot 60% e shqiptarëve jetojnë me 4 USD në ditë. Ne jemi në këtë aleancë për të gjithë ata burra e gra që nuk e dinë si do ta shtyjnë të nesërmen. Për të gjithë ata djem të cilët duan që pas 25 prillit të jetojnë në Shqipëri dhe të mos u japim si mundësi të vetme largimin nga Shqipëria. Jemi bashkuar për ata pensionistë që marrin pension qesharak dhe nuk iu del për të paguar dritat, ujin dhe ilaçet. Ne nuk kemi pasur asnjëherë një shtet që të funksionojë. Jemi në krizë shumë të madhe ekonomike, sociale, politike, por edhe demografike. Janë 450 mijë shqiptarë që kanë ikur vetëm në 4 vitet e fundit nga mungesa e shpresës, ndërkohë që ky kryeministër do t’i zëvendësojë me punëtorë nga Bangladeshi apo Pakistani. Ne jemi në një aleancë të madhe të gjithë shqiptarëve, kundër një njeriu të vetëm i cili sot i ka kapur të gjithë pushtet në një dorë dhe të gjithë ekonominë për 5 shokët, miqtë, klientët e tij”, u shpreh Idrizi.

Idrizi ndër të tjera thekson se shqiptarët nuk e kanë pasur asnjëherë shtetin pranë kur ata kanë pasur nevojë. Ai ka përmendur ndër të tjera edhe rastin e gjobës që mori Shqipëria nga biznesmeni italian Becchetti duke theksuar se ato lekë do të paguhen nga taksat e qytetarëve të arbitrazhit. Gjithashtu ai shtoi se kriza e aeroportit të Rinasit, dëshmonte më shumë se kurrë dështimin e funksionimit të shtetit.25 prilli, tha kreu i PDIU, do të jetë dita që do të ndajë Shqipërinë nga një regjim autokratik. Ai tha se mandatet e PDIU do të largojnë Edi Ramën nga pushteti i cili në këtë fushatë shkon përpara qytetarëve pa asnjë bilanc, ndryshe nga sa premtoi në 2017, kur kërkoi “tepsinë” i vetëm.“Në demokraci, rotacioni, ndryshimi i elitave është gjëja më normale. Është shumë normale për një njeri që ka 8 vjet, sidomos në 4 vitet e fundit që ka krijuar probleme shumë të mëdha në varfërinë, pensione, largimin e të rinjve – të ndryshojë pushteti. Ne nuk jemi duke hequr nga pushteti George ëashingtonin, por jemi duke hequr Edi Ramën që të shkojë në shtëpi dhe të rrijë me Zahon sepse u lodh 23 vjet në pushtet. Ne me forcën tonë dhe me mandatet tona, votat tona, do t’ia mundësojmë pensionin politik dhe rotacionin politik, duke e nxjerrë jashtë pushtetit Edi Ramën”, theksoi kryetari i PDIU.

Kreu i PDIU tha se opozita ka një program konkret për ekonominë të bazuar në taksa të ulta, nxitjen e punësimit, subvencione për fermerin dhe garantimin e tregut për prodhimet vendase.

“Produktet sezonale, edhe këtu në Lushnje hidhen në rrugë dhe kalben. Pse? Unë nuk besojh që lopët e Shqipërisë bëjnë qumësht me kosto më të lartë se ato të Serbisë! Na ka mbytur këtu qumështi i Serbisë. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë, sepse shumë nga këto produkte vijnë të subvencionuara nga shtetet e huaja dhe shteti shqiptar bën aleancë me importuesit e mëdhenj. Prandaj programi jonë është orientuar drejt taksave të ulta, shtetit të vogël dhe mbrojtjes së produkteve vendase. Kjo është e vetmja rrugë që ne ta ndryshojmë Shqipërinë. Shqipëria drejt prodhimit, heqja e atyre gjërave që mundësojnë që 5 veta në Shqipëri të marrin të gjithë buxhetin e shtetit, që ne sot kemi një borxh në shifrën 97% të GDP”.Edhe përpara qytetarëve lushnjarë, kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi e vuri theksin te çështja Çame duke deklaruar se ajo do të avancojë, ndërsa hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se investohet për të përçarë komunitetin çam.

“Nëse janë në PS për çështjen Çame, le të na tregojnë minimumi një marrëveshje që kanë me Edi Ramën. A do ta fusin çështjen Çame në programin qeveritar? A do ta kthejnë në librat e Historisë çështjen Çame? A do ta kenë në tryezën diplomatike me Greqinë? A do ta heqin Ligjin e Luftës? Këto janë kërkesat e para që duhet të bëjë çdo njeri që flet për çështjen Çame apo që flet në emër të komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë. Pas gjithçkaje që kanë bërë duke futur duart tek ne, për të na përçarë, për të bërë gjithçka, po ju them se jemi më të fortë se kurrë, edhe këtu në Lushnje. Në 25 prill të bëjmë ndryshimin e Shqipërisë dhe të çojmë djem e vajza patriotë në Parlamentin e Shqipërisë. Siç e kemi treguar, akoma edhe më shumë do ta tregojmë që ne dimë të ngremë zërin, dimë t’u dalim përballë kauzave tona në emrin tuaj dhe të gjithë shqiptarëve të Çamërisë”, deklaroi Idrizi.

Etiketa: idrizipdiuramavarferoi

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare bashkëshorti i Mbretëreshës së Anglisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.