Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka reaguar ditën e sotme në lidhje me kabinetin e ri qeveritar. Shehu iu bën apel ministrave të rinj të kenë kujdes me fondet dhe të mos abuzojnë me besimin e dhënë nga qytetarët.
Ndër të tjera ai është shprehur se “do të ndjekim me kujdesin maksimal punën e të gjitha institucioneve që janë objekt i punës tonë audituese dhe kontestimet do të jenë të pangeociueshme”.
Ai në një intervistë të dhënë për gazetarin Arsen Rusta, ka thënë se në rast se do të kemi shkelje të ligjit për më tepër të ligjit penal, sipas tij do të jenë objekt i punës sonë në bashkëpunim me organin e prokurorisë
“Një ministër është një qytetar shqiptar të cilit i është dhënë në besim i madh nga populli shqiptar duhet te respektojë me rregullsinë më të madhe dhe kujdesin më të madh ligjin dhe vetëm ligjin. Ne do të jemi të kujdesshëm do të ndjekim me kujdesin maksimal punën e të gjitha institucioneve që janë objekt i punës tonë audituese dhe kontestimet do të jenë të pangeociueshme. Në rast se do të kemi shkelej të ligjit, për më tepër të ligjit penal ato do të jenë objekt i punës sonë në bashkëpunim me organin e prokurorisë”, tha Shehu.
Më tej Shehu ka treguar edhe numrin e zyrtarëve që janë dërguar në SPAK dhe në Prokurorinë e rretheve. Gjkithjashtu ai ka njoftuar se do të njopftojnë në vazhdimësi për të gjitha veprimet të cilat bëjnë pjesë në konstatimet e tyre.
“Që prej janarit të 2021, nëpërmjet kallëzimeve penale drejtuar organit të prokurorisë numri i zyrtarëve të pasqyruar në këto kallëzime është 17 zyrtar, duhet të theksoj se jemi të proces përgatitje të auditimeve në proces janë rreth 88 auditime jemi në fazën e studimit dhe të situatave të cilat mendoj se duhet të trajtohen në të njëjtën formë pra si në raste të mëparshme të kallëzimeve penale në organet e prokurorisë. Në vazhdimësi do t’ju njoftojmë për të gjitha veprimet që janë pasqyrim i konstatimeve tona”, u shpreh kreu i KLSH, Shehu.
Shehu theksoi se janë fokusuar në mënyrë të veçantë te prokurorimet publike.
“Patjetër që ka, ne jemi të fokusuar në mënyrë të veçantë tek prokurorimet publike për shkak dhe të numrit më të lartë të problematikave të konstatuara të prokurorimeve publike ky do jetë dhe fokusi i komunikimit tonë në vazhdimësi, pasqyrimin e atyre konstatimeve të shkeljes së ligjit në prokurorimet publike, pra në mënyrë të veçantë në prokurorimet publike”, u shpreh Shehu.
Gjithashtu ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të adresojnë të gjithë ata persona të cilët tentojnë të shkelin ligjin, ti adresojnë në institucionet përkatëse.
“Dua t’u bëj thirrje institucioneve, qytetarëve, që kanë konstatuar apo dyshojnë se punonjës të institucionit të Kontrollit të lartë të shtetit, janë të përfshirë, apo tentojnë të shkelin ligjin ti adresojnë në institucionin tonë dhe në do të bëjmë veprimet maksimale për ti vërtetuar, për t’i provuar dhe për t’i drejtuar në organin e prokurorisë”, ka thënë Shehu.