Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kreditë në valutë të huaj, Banka e Shqipërisë: Të merren masa për uljen e euroizimin të ekonomisë reale

08:41 19/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Banka e Shqipërisë ka kërkuar edhe njëherë nga qeveria shqiptare marrjen e masave për uljen e përdorimit të valutës në sektorin real të ekonomisë. Në analizën për ecurinë e treguesve të euroizimit të sektorit bankar, Banka Qendrore vëren se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 ka pasur ndryshime të lehta në përdorimin e valutës nga sektori bankar.

Ndryshimin më të dukshëm e shënoi rënia e kredive të ekspozuara ndaj kursit të këmbimit, ndërkohë që kreditë në valutë zbritën për herë të parë nivelin nën 50% të totalit të kredive. Rreth 49.9% e portofolit të kredive është në valutë të huaj, vlerë kjo 2.8 pikë përqindje më pak se një vit më parë, shkruan Monitor.

Në anën e detyrimeve të sektorit bankar, pesha e depozitave në valutë ka mbetur relativisht e pandryshuar gjatë periudhës, ndërsa ka rënë lehtë krahasuar me vitin e kaluar. Depozitat në valutë ndaj totalit të depozitave të klientëve shënuan nivelin 50.9%, njësoj si në fund të vitit 2020 dhe 1 pikë përqindjeje më poshtë se një vit më parë.

Sipas analizës, këto zhvillime tregojnë që deri tani veprimtaria bankare ka shfaqur ndjeshmëri të moderuar ndaj masave të marra nga Banka e Shqipërisë për rritjen e përdorimit të monedhës vendase dhe uljen e përdorimit të valutës. Ekspertët e departamentit të Stabilitetit Financiar vlerësojnë se arritja në një konkluzion përfundimtar ndërlikohet në kushtet kur, gjatë periudhës, politikat ekonomike dhe bilancet e subjekteve, duke përfshirë edhe atë të sektorit bankar, janë ndikuar nga pandemia. Nëse efektet vijojnë të mbeten të tilla dhe duke konsideruar zhvillimet e përgjithshme ekonomike e financiare, BSH vlerëson se mund të lindë nevoja për masa shoqëruese që synojnë të japin një ndikim më të madh në realizimin e objektivit.

Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë mendon se nevojitet diskutimi për identifikimin e masave për uljen e niveleve të përdorimit të valutës, në mënyrë graduale, edhe në sektorin real të ekonomisë. Mbështetur në Memorandumin përkatës të Bashkëpunimit të vitit 2017, Banka e Shqipërisë ripërsërit ftesën që edhe palët e tjera nënshkruese të konsiderojnë aplikimin e masave të tilla për tregjet dhe instrumentet që mbikëqyrin.

Palët e tjera që nënshkruan memorandumin e mësipërm ishin Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Megjithatë, deri tani këto institucione nuk kanë miratuar asnjë nismë konkrete që synon të rrisë përdorimin e monedhës vendase, përkatësisht në tregjet financiare jobankare dhe në ekonominë reale.

“Duke konsideruar zhvillimet e përgjithshme ekonomike dhe financiare, veçanërisht në kushtet e pandemisë, mund të jetë koha që autoritetet të intensifikojnë përpjekjet për identifikimin e masave shtesë për rritjen e përdorimit të monedhës vendase në ekonominë reale dhe në sistemin financiar,” shprehet Banka e Shqipërisë.

Etiketa: Banka e Shqiperiseeurovaluta e huaj

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Bankat raportojnë lehtësim në standardet e kreditimit për bizneset, hera e parë në 18 muaj

Bankat vazhdojnë të pasurohen, rriten vlerat e komisioneve dhe shërbimet bankare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

00:11 06/06/2025
Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

21:25 05/06/2025
Tronditëse! Tentoi të rrëmbente vajzën 6-vjeçare të detektives Shkënda Lili, në kërkim gruaja

Tronditëse! Tentoi të rrëmbente vajzën 6-vjeçare të detektives Shkënda Lili, në kërkim gruaja

21:01 05/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Aksident në Burrel/ Katër persona të plagosur, dy në gjendje të rëndë

19:52 05/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.