Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

KQZ tërhiqet nga votimi i emigrantëve, nuk bie dakord me PS-në për mënyrën

18:12 15/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Dy muaj pasi u kishte premtuar përfaqësuesve të Diasporës, kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi, e quan një sfidë të pazgjidhur votimin e emigrantëve.

Para Vitit të Ri, Celibashi dha shenjat e tërheqjes, pasi nga ana e PS-së i kërkohej të hiqte kushtin e deklarimit të vendbanimit nga emigrantët.

Përplasja Celibashi-Majko

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, duke bërë një prezantim të punës, tha se sfidat kryesore vijojnë të jenë sërish dy detyrat e reja që politika i la në Kodin Zgjedhor: vota e emigrantëve dhe identifikimi biometrik.

Madje, vota e emigrantëve duket më e vështira pasi përplasjet për këtë proces janë edhe me qeverinë. Ilirjan Celibashi hodhi poshtë skemën e prezantuar nga Pandeli Majko pak ditë më parë ku u shpreh se regjistrimi i adresës së banimit të diasporës nuk është kusht për gjenerimin e të drejtën së votës.

 

“Unë po jap kuptimin tim të ligjit lidhur me votën e emigrantëve. Nëse janë emigrantë, nuk mund të votojnë, nëse nuk janë me vendbanim jashtë territorit dhe duhet të shprehin dëshirën”, deklaroi Celibashi.

Kundërshtia tjetër me Ministrin Majko që ka si kompetencë diasporën, ishte modeli që do të ndiqet. Për Celibashin, “modeli i Kosovës ka pasur kundërshti dhe problematika, dhe nuk është modeli i duhur, në veçanti për sa i përket sigurisë”.

PS: Votimin i emigrantëve të shtyhet për në 2025-n

Para dy sitësh Kryetari i KQZ-së, Celibashi ftoi partitë të diskutonin, ndër të tjera edhe për votimin e emigrantëve. PS-ja kërkoi disa korrigjime teknike, sidomos për çështjen e deklarimit të adresës nga emigrantët. Ndërsa LSI u shpreh skeptike për mënyrën e votimit me postë. Ndërkohë, PD nuk ka dhënë asnjë mendim lidhur me votën e emigrantëve

Në fund të debatit, PS deklaroi tërheqjen nga votimi i emigrantëve. “Në 25 prill do të votohet siç është votuar në të gjitha zgjedhjet e deritanishme. Kush dëshirojnë nga të gjithë bashkudhëtarët tanë që jetojnë jashtë kufijve duhet të vijë të votojë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky diskutim që kemi bërë, kjo procedurë që kemi nisur ka të bëjë me zgjedhjet e tjera, me zgjedhjet e vitit 2025. Ne, dje si Parti Socialiste kemi shprehur mendimin tonë për ta realizuar votimin me postë”, tha ai.

KQZ kërkon kohë

Pavarësisht, përplasjeve në qëndrime, KQZ duket se kërkon ende kohë për vënien në zbatim të votës së emigrantëve, pasi ende nuk ka përcaktuar formulën se si do të kryhet ky proces.

“Unë dua të jem i hapur dhe i sinqertë. Nuk mundet ta injorojmë dhe të themi që ne kemi ofruar zgjidhjen teknike më të mirë, sa kohë që të gjitha palët e interesuara nuk e kuptojnë procesin ashtu sikurse teknikisht e kupton KQZ”, tha ai.

Ndërkohë, KQZ ka publikuar një projektvendim që ndodhet në fazë konsultimesh, ku propozon që emigrantët të regjistrohen në një sistem që do ndërtohet nga KQZ, që parashikon se shtetasit me banim jashtë territorit të Shqipërisë të regjistrojnë të dhënat e tyre. Në një korrespondencë me Gjendjen Ciovile, KQZ mësoi se deri në ditët e para të janarit kishin regjistruar adresën vetëm 921 emigrantë.

Grupi i punës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka shqyrtuar disa variante për të mundësuar votën e emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit. Në tryezë janë varianti i votimit me postë, votimi në konsullatë dhe votimi elektronik. Ky grup me në krye Ylli Merkajn, kishte afat deri në datën 18 dhjetor për të sjellë një raport të detajuar që përmban kostot financiare, shembujt nga jashtë vendit, aktet juridike si edhe mënyrën e administrimit të votave për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Reagimi i Diasporës

Përfaqësuesi i diasporës në KQZ, Bledar Milaqi në një prononcim televiziv komentoi propozimin e fundit në KQZ të sekretarit të PS-së, Arben Pëllumbi.

“Nëse do të ecet me këtë gjykimin e zotit Pëllumbi që i gjithë diskutimi rreth çështjes së votës dhe realizmit të votës së mërgatës shqiptare jashtë vendit do të realizohet në vitin 2025, ky do të jetë një dështim i madh dhe flas si qeveri”, tha ai.

Zoti Milaqi nënvizoi më tej se sugjerimi i tyre është që emigrantët të votojnë me postë.

/Iconstyle.al/

Etiketa: emigrantëtkqzvotimet

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Thyerja e masave anti-covid/ Policia “aksion” me gjoba, ndëshkohen 361 qytetarë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.