Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në katër qarqe të tjera të vendit: Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër.
Në përfundim të procesit, KQZ shpërndau mandatet për deputetët e zgjedhur në këto qarqe, ndërsa vendimi u bë publik nga kreu i institucionit, Ilirjan Celibashi.
Ky hap pason vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi ankimimin e Partisë Demokratike.
PD kishte kundërshtuar rezultatin, duke ngritur pretendime për parregullsi dhe tentativa manipulimi, përfshirë edhe votat e ardhura nga Diaspora.