Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kosovë: Lirohen të kthyerit nga Siria, mes tyre dhe 32 gra nën hetim

15:43 23/04/2019
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmoi sot, se të gjithë të kthyerit nga Siria në Kosovë janë liruar nga Qendra për të Huaj në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ku mbaheshin që nga dita e shtunë.

Ndërkaq, 32 gra të kthyera janë duke u hetuar nga institucionet e Kosovës. Prokuroria Speciale konfirmoi për “Radion Evropa e Lirë” se këto gra kanë qenë edhe më parë nën hetime, por ato janë pezulluar për shkak se të dyshuarat kanë qenë të paarritshme për prokurorinë.

Prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Sylë Hoxha tha se tashmë të kthyerit nga Siria janë liruar nga Qendra për Mbajtjen e të Huajve, që është në një fshat në periferi të Prishtinës dhe se ndaj një pjese prej tyre kanë filluar hetimet.

“Hetimet po zhvillohen për përfshirje në terrorizëm dhe do t’i marrim të gjitha veprimet për t’i zhvilluar ato. Hetimet do të vazhdojnë, pasi edhe më parë kanë qenë nën hetime, por ato janë pezulluar për shkak se kanë qenë jashtë vendit dhe për prokurorinë kanë qenë të paarritshme,” -theksoi prokurori Sylë Hoxha.

Sipas autoriteteve të Kosovës, të gjitha ata që kanë kryer vepra penale do të përgjigjen para drejtësisë, ndërsa të tjerëve do t’u ofrohen mundësi për rehabilitim dhe riintegrim, thotë Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri.

“Këta qytetarë, gra dhe fëmijë kanë qenë viktima të papërgjegjësisë së personave, që për interesa çfarëdo qofshin i kanë shfrytëzuar duke ua mohuar të ardhmen pa vullnetin e tyre, duke i lënë më pasoja të mëdha, në raste të caktuara edhe viktima. Këto gra meritojnë rehabilitim për një jetë të qetë dhe këta fëmijë nëpër zona të konfliktit e kanë vendin në shkolla për t’u edukuar për të ardhmen e tyre,” – tha ministri Abelard Tahiri.

Të shtunën në Kosovë, u kthyen 110 qytetarë që kanë qëndruar në vatrat e luftës në Siri në lindjen e mesme.  Kthimi në Kosovë i 110 kosovarëve, ishte pjesë e një plani në koordinim të plotë me SHBA-në.

Në Siri, sipas të dhënave të policisë vazhdojnë të qëndrojnë edhe 30 luftëtarë, 49 gra dhe tetë fëmijë.

Në bazë të statistikave të policisë, afro 400 qytetarë të Kosovës, kanë marrë pjesë në gjashtë vitet e fundit në konflikte në Siri dhe Irak përkrah grupit militant të “Shtetit Islamik”, ISIS-it.

Kosova që nga viti 2015 është rreshtuar përkrah aleancës globale kundër terrorizimit. Në po të njëjtin vit, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe ligjin me të cilin u ndalon qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit.

Një valë masive e arrestimeve në Kosovë pati ndodhur dy vjet më parë, kur Prokuroria Speciale e Kosovës kishte hapur hetimet kundër 57 personave dhe të njëjtën kohë, kishte arrestuar mbi 40 nga ta që ishin pjesë apo kishin lidhje me shtetin islamik ISIS.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: KosoveriatdhesimSiria

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para

Zjarr masiv në Patos, rrezikon sipërfaqen me ullinj

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English