Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kosova ‘në kthetrat’ e Covid-19: 9 viktima në 24 orët e fundit, ja sa ka shkuar numri i të infektuarve

12:36 06/07/2020
Reading Time: 4 min lexim

Ditët e fundit situata nga Covid-19 në Kosovë ka qenë alarmante, pasi është shënuar një rekord jo vetëm të infektuarish, por edhe viktimash. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 152 raste të reja dhe 9 viktima nga Covid-19 në të gjithë territorin e Kosovës.

Me këtë bilanc ditor, numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar ka shkuar në 3.508 nga 25.245 teste të realizuara për virusin Covid-19, ndërsa numri total i viktimave ka shkuar në 75, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 28 pacientë të tjerë duke e çuar totalin e pacientëve të shëruar në 1.902 raste, ndërsa raste aktive deri më tani numërohen 1.531.

Ditën e djeshme kryeministri  i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se si shkak i pandemisë Covid-19 do të kufizohet lëvizja në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren. Nga mbrëmja e djeshme në qytetet ku ka numër të lartë të personave të infektuar është kufizuar lëvizja nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Njoftimi i plotë

28 TË SHËRUAR DHE 152 RASTE ME COVID-19!

Sot më 05 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 152 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 3.508 raste nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sot më 05 korrik 2020, janë shëruar 28 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.902 raste, kurse raste aktive 1.531.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 57 raste, komuna e Prizrenit 16 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Gjilanit 7 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Skenderajt 5 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Pejës 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Graçanicë, Klinë, Mamushë, Shtime dhe Zubin Potok.

Të nderuar qytetarë!
Virusi është kudo! Ju lutemi pëmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!

Të lidhura

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’
Aktualitet

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

Pogradeci u bë sërish skena e një prej aktiviteteve më të veçanta për fëmijët, duke mirëpritur për të tretin vit...

19:56 26/07/2025
Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s
Kryesore

Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

Pas një fillimi zhgënjyes në garat europiane, ku Egnatia u eliminua që në turin e parë të Champions League dhe...

19:36 26/07/2025
Para

Koncesioni Milot-Fier, PD akuza Ballukut: Projekt fantazmë, tenderi nuk ekziston! 4 pyetjet për ministren e Infrastrukturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

19:56 26/07/2025
Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

19:36 26/07/2025
Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

19:00 26/07/2025
Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

18:40 26/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.