Edhe Kosova duket se është në rrugën e drejtë të fillimit të vaksinimit kundër Covid-19 pasi dozat e para vijnë së shpejti. Ditën e sotme kanë mbërritur frigoriferët e posaçëm për ruajtjen e vaksinës anti Covid që mbajnë vaksinat deri në -86 gradë.
Ky lajm është bërë i ditur nga ministri i Shëndetëisë, Armand Zemaj i cili thotë se janë marrë të gjitha masat për të pranuar vaksinën që kërkojnë temperaturën e frigoriferit deri në -70 gradë. Ndërkohë kujtojmë se nje pjesë të dozave të vaksinës Kosova fillimisht do i marrë nga Shqipëria dhe janë për stafin shëndetësor të spitalit të Prishtinës.
STATUSI NGA ARMEND ZEMAJ
Qytetarë të vendit tim, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luftimin e pandemisë Covid-19,
Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë. Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë. Po ashtu, kemi përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj.
Në MSh dhe IKShKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim. Vaksina po vjen! Ruani higjienën, bartni maskë dhe mbani distancën!
Bashkë ia dalim!