Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Korrupsioni nuk njeh parti/ Paratë publike që merr Arben Çela, ish-militanti i PD i kthyer në “rilindas”

11:50 31/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Në momentin që flitet për para, shumë njerëz i harrojnë idealet dhe bindjet e tyre, më keqja akoma, këta njerëz marrin nga paratë tona publike.

Pamfleti.net shkruan se Arben Çela ish-militant i PD tashmë ka ndërruar krah dhe po merr tendera të dyshimtë nga ‘ustallarët’ e Rilindjes, sidomos nga kryetari i Bashkisë së  Kamzës, Rakip Suli dhe kryetari i Bashkisë së Burrelit, Agron Malaj, më parë ish-gardist i Sali Berishës në 21 Janar. Ky I fundit e ka nisur rritjen në pushtet fillimisht në OSHEE dhe tashmë si kryetar bashkie.

Arben Çela  është pronar  i një kompanie të quajtur ‘Udha’, më parë ‘Vllaznia Ndërtim I. S’ dhe më herët ka qenë një klient i pushtetarëve të Partisë Demokratike në Dibër dhe është lakuar disa herë si kandidat i kësaj force politike, para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare.  Në momentin që nisi ta kuptonte me cilën palë kishte më shumë fitim, Çela e braktisi PD-në për Partinë Socialiste. Pamfleti.net shkruan se pas flirteve, në shtator të 2019, Arben Çela vendosi të bëhej pjesë e një shfaqje teatrale të Edi Ramës në Kryeministri. Bëhet fjalë për takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes, ku ‘Rilindja’ supozohej të zgjidhte hallet e qytetarëve përballë korrupsionit në administratë. Çela kishte për të marrë një pagesë nga Bashkia Klos që në vitin 2012. Bashkia nuk ia jepte pagesën, pasi zakonisht, kur merret pagesa, lihet edhe përqindja.

“Shpresoj që problematika të tilla marrin fund sa më shpejt, pasi ekziston si problem sot e kësaj dite”, tha ai në takimin me kryeministrin. Ky i fundit e kishte zgjidhur ‘problemin’, ndërsa disa punonjës të Kryeministrisë e kishin telefonuar biznesmenin që të vinte të bëhej pjesë e takimit.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama  tha : “Sot të gjithë kryetarët e rinj të bashkive marrin në mënyrë të përjavshme raportin e përgjithshëm të platformës dhe të gjitha rastet që duhen trajtuar brenda afateve dhe çdo rast jashtë afatit trajtohet me përparësi nga unë personalisht me ta. Kjo do të sjellë goxha ndryshim në raport me pushtetin vendor apo subjekteve e qytetarëve që kanë ankesa. Ne po bëjmë një diskutim të brendshëm në luftën kundër korrupsionit dhe një nga pikat, hallkat e dobëta që duhet forcuar është hallka e inspektorëve tatimorë në raport me biznesin”.

Por çfarë ndodhi më pas? Arben Çela nis të marrë tendera nga qeveria, sidomos nga Agron Malaj në Burrel dhe Rakip Suli në Kamëz. Arsyeja se pse këto tendera duhet të jenë objekt i SPAK dhe kjo skemë përfitimi kërkon një ndëshkim ligjor shembullor, ka të bëjë me dyshimet e forta se fituesi është i paracaktuar, pasi oferta fituese është pothuajse sa fondi limit. Në raste të tjera, janë skualifikur të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në tendër me ofertë më të ulët, ndërsa është shpallur fitues Çela, me ofertën më të lartë. Në 18 janar 2021, Rakip Suli ka lidhur një kontratë me Arben Çelën për ndërtimin e disa rrugëve në territorin e bashkisë Kamëz. Fondi limit ishte 46 313 179,00 lekë, ndërsa oferta fituese 46,112,635 lekë, një diferencë qesharake.  Më skandaloz është rasti i Agron Malajt. Në korrik të 2020, Malaj ka lidhur një kontratë me Arben Çelën për blerje makinash me vlerë rreth 230 milionë lekë. Fondi limit ishte 22 950 830,00 lekë, ndërsa oferta fituese e Arben Çelës është 22 900 000,00 lekë. Diferenca mes fondit limit të ofertës fituese është sa një bashkish, 50 830 lekë. Tenderi karakterizohet nga mungesa e garës.

Marrja e këtyre tenderave pa garë është prova se jetojmë në një sistem të korruptuar. Secila nga partitë në pushtet ka intres vetëm fitimin dhe për këtë lidh kontrata dhe i jep tendera e koncesione oligarkëve duke i pasuruar gjithnjë e më shumë. Ky rast demonstron qartë se si PS ashtu PD dhe LSI nuk kanë ndonjë ndryshim nga njëra-tjetra dhe të treja janë duke grabitur çdo ditë pasuritë e shqiptarëve.

 

Burimi: Pamfleti.net

Etiketa: arben celakorrupsionrakip sulitendera

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Rusia përfshihet nga protestat, mijëra njerëz në rrugë kundër arrestimit të Navalny-t

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.