Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Koronavirusi i kushton postin prefektit të Shkodrës, ja kush do ta zëvendësojë

13:17 11/04/2020
Reading Time: 3 min lexim

Situata e krijuar në Shkodër për shkak të koronavirusit, i ka kushtuar postin prefektit, Çesk Millja.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në vendin e tij ka prezantuar Besfort Lamallarin, i cili deri më tani mbante postin e zv. Ministrit të Brendshëm.

Lleshaj tha se ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave, në kuadër të përpjekjeve për një mbështetje më të madhe për qytetin e Shkodrës.

Ministri i Brendshëm tha se nga ana e prefektit gjatë periudhës së pandemisë, është vërejtur një inerci burokratike e papranueshme dhe një hezitim për të marrë përgjegjësi.

“Nëse ne kemi shprehur rezerva deri tani për gjendjen në Shkodër, kjo nuk do të thotë që të gjithë vërejtjet kanë qenë të adresuara vetëm tek Bashkia.
Ne mënyrën se si kane funksionuar apo nuk kanë funksionuar gjërat në Shkodër kanë ndikimin e tyre edhe drejtues të caktuar degëve territoriale në qark si dhe vetë Prefekti të qarkut si përfaqësuesi më i lartë i qeverisë atje.
Për fat të keq, gjatë kësaj periudhe të pandemisë, është vërejtur një inerci burokratike e papranueshme, një hezitim për të marrë përsipër përgjegjësi dhe mungesë e lidershipit, aq të domosdoshëm, sidomos në situata të tilla, kur drejtuesit duhet të marrin përsipër përgjegjësi për vendime për të cilat jo domosdoshmërisht ekziston ndonjë praktikë e konsoliduar më parë. Situata të tilla kërkojnë iniciativë dhe vendimmarrje. Çdo drejtues vihet përballë situatave të panjohura dhe përballë vendimmarrjeve ndonjëherë të pasigurta. Hezitimi për të vepruar dhe për të vendosur, mund të sjellë shkaktojë mosveprimin i cili sjell pasoja të paparashikueshme.

Besfort Lamallari

Ndër të tjera Lleshaj bëri me dije, se prefekti i ri, Lamallari do të ketë gjithashtu detyrën, për të koordinuar të gjithë degët territoriale, për të dalë sa më shpejt nga pandemia.

“Krahas kësaj, z. Lamallari do të ketë detyrën e koordinimit dhe bashkëpunimit me kryetarët e bashkive, në interes të daljes sa më të shpejtë dhe më të lehtë nga gjendja e pandemisë. Sigurisht që komandimi i një zëvendësministri në këtë funksion kaq të rëndësishëm, është shprehje e rëndësisë që Qeveria i kushton administrimit të gjendjes në tërësi e posaçërisht në Shkodër. Z. Lamallari do të ketë në dispozicion të tij jo vetëm institucionin e Prefektit dhe strukturat e degëve territoriale, por edhe gjithë kapacitetet e Ministrisë së Brendshme dhe të strukturave të tjera qendrore në funksion të menaxhimit sa më të mirë të situatës në Shkodër. Kam besim se drejtuesit e bashkive të qarkut do ta vlerësojnë këtë hap të rëndësishëm si shenjë përkujdesjeje të posaçme dhe të një vlerësimi të veçantë që Qeveria dhe Ministria e Brendshme ndjejnë përballë Shkodrës dhe qytetarëve të saj.
Me këtë rast, dua t’ju kërkoj gjithë drejtuesve të bashkive në Qarkun e Shkodrës, gjithë drejtuesve të partive politikë, intelektualëve, medias dhe gjithë atyre që Shkodrën e shohin si kryeqendrën e shumë vlerave shqiptare, që në këto momente të kalojnë në plan të dytë shumë ndjeshmëri të vogla individuale apo partiake për t’u fokusuar vetëm tek Shkodra, e cila është shumë herë më e rëndësishme se të gjitha vogëlsitë, që marrin nganjëherë padrejtësisht vëmendje dhe energji të mëdha”, u shpreh Lleshaj.

Lleshaj u shpreh se qeveria ka shumë plane dhe projekte ambicioze për Shkodrën, ndërsa ftoi të gjithë aktorët që kanë në dorë fatet e Shkodrës, por edhe qytetarët gjithashtu, që të bashkëpunojnë me Lamallarin.

Aktualisht Shkodra numëron 52 të infektuar dhe 1 viktimë, duke u renditur menjëherë pas Tiranës, për numër të prekurish nga COVID-19.

Gjithashtu ndërgjegjvsimi i qytetarëve për rrezikun nga COVID-19 në këtë qark ka qenë tepër i ulët.

Etiketa: besfort lamallaricesk milljacovid19prefekti i shkodres

Të tjera

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin
Aktualitet

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin

Nga Irena Beqiraj Mesazh për mazhorancën! Nuk duheshin 16 mijë faqe! 10 faqe do të mjaftonin për të detyruar mazhorancën...

23:51 30/12/2025
Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total
Aktualitet

Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total

Ndërsa Edi Rama shfaqet para kamerave duke folur për “kapacitete të larta të mbrojtjes kibernetike”, “shtet digjital modern” dhe “ushtri...

15:53 30/12/2025
Para

Skaneri pas aksidentit zbuloi se ishte me COVID-19, del përgjigja për 3 mjekët që i shërbyen të riut nga Durrësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin

23:51 30/12/2025
Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total

Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total

15:53 30/12/2025
Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules/ Lirohen rreth 50 mln euro

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules/ Lirohen rreth 50 mln euro

14:47 30/12/2025
Skandal në fluturim, “Wizz Air” kapet në abuzim: Hiq çantën e dorës ose paguaj

Skandal në fluturim, “Wizz Air” kapet në abuzim: Hiq çantën e dorës ose paguaj

11:22 30/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.