Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kontrollorët turq në Rinas/ 13 eurodeputetë letër KE-së: U cenua siguria e njerëzve, të kthehen pas vendimet

15:48 14/04/2021
Reading Time: 3 min lexim

Një grup prej 13 eurodeputetësh i kanë dërguar një letër Komisionit Europian dhe Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) lidhur me situatën e krijuar në Shqipëri për shkak të grevës në aeroportin e Rinasit. Eurdeputetët shprehën mjaft të shqetësuar për ngjarjet e ndodhura  dhe arrestimin e tre kontrollorëve, ndërsa thonë se qeveria tentoi ta zgjidhi situatën me ushtri dhe kërcënime për heqje nga puna. Ata kanë thënë se ardhja e kontrollorëve turq në Shqipëri ka qenë një cenim për sigurinë kombëtare dhe në kundërshti me rregullat pasi trajnimi për kontrollimin e hapësirës ajrore zakonisht zgjat nga një deri në dy vjet. Eurodeputetet i bëjnë thirrje Komisionit Europian që të kontaktojë me autoritetet shqiptare dhe t’u bëjë thirrje për kthimin e vendimeve, duke i kujtuar edhe detyrimet për integrimin në BE.

Letra e plotë:

Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për një situatë në Shqipëri që është sjellë në vëmendjen tonë, që përfshin arrestimin e tre kontrollorëve të trafikut ajror.

Në mes të një mosmarrëveshje rreth shkurtimeve të pagave, tre kontrollorë të trafikut ajror në aeroportin e Tiranës janë ndaluar pasi deklaruan, së bashku me të gjithë kolegët e tyre, se ishin përkohësisht të paaftë. Vendimi i tyre justifikohet sipas Konventës Ndërkombëtare për Aviacionin Civil, e cila ndalon që kontrolluesit e ajrit të ushtrojnë detyrën e tyre, nëse janë të vetëdijshëm se kanë probleme me gjendjen e tyre mjekësore, qoftë fizike apo mendore.

Qeveria shqiptare është përpjekur të zgjidhë këtë situatë në kundërshtim me praktikat europiane, me dërgimin e ushtrisë, marrjen e kontrollorëve të huaj, burgosjen e disa prej kontrollorëve dhe kërcënimin e tyre se do të humbisnin vendin e punës.

Përballë kësaj, kontrollorët shqiptarë që janë kthyer në punë e kanë bërë këtë nën një stres të jashtëzakonshëm shtesë, një situatë e qartë në kundërshtim me rregulloret evropiane të sigurisë të vendosura

Ministria Shqiptare e Transportit ka lejuar zëvendësimin e kontrolluesve të trafikut ajror të burgosur me personel të paautorizuar dhe të pakualifikuar,duke vendosur sigurinë dhe stabilitetin e shërbimeve të trafikut ajror mbi Shqipërinë në një rrezik të madh, për të mos përmendur rrjetin në tërësi.

Kjo situatë është qartë në shkelje të Shtojcës 1 të Konventës së Çikagos dhe Evropës mbi rregulloret e trajnimit. Trajnimi për kontrollimin e hapësirës ajrore zakonisht zgjat nga një deri në dy vjet. Është e konfirmuar se qeveria shqiptare ka ftuar kontrolluesit turq të vijnë dhe të marrin kontrollin e hapësirës ajrore. Kjo ka një ndikim të rëndësishëm në sigurinë e hapësirës ajrore në Jug-Lindje, dhe pilotët e linjave ajrore duhet të kenë shumë kujdes kur kalojnë hapësirën ajrore shqiptare.

Kjo situatë kërkon një reagim të fortë nga Komisioni Evropian dhe EASA. Ne i bëjmë thirrje Komisionit Evropian dhe EASA të vendosin procedura urgjente të sigurisë në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të fluturimeve brenda hapësirës ajrore përreth Shqipërisë.

Ne e nxisim Komisionin Evropian të vendosë kontakte me autoritetet shqiptare dhe ti ftojë ata që të kthejnë pas veprimet e tyre, si dhe të përfshihen në një dialog me punëtorët, për tiu siguruar atyre një mjedis të sigurt pune, dhe një hapësirë të sigurt ajrore.

Ne e nxisim Komisionin Evropian të kujtojë qeverinë shqiptare për detyrimet e saj si pjesë e procesit të integrimit në përputhje me rregulloret e BE-së.

Eurodeputetët që kanë nënshkruar letrën:

Clare Daly

Mick Wallace

Gunnar Beck

Luke Ming Flanagan

Costas ,Avrides

Tatjana Zdanoka

Ciaran Cuffe

Dietmar Koster

Marianne Vind

Athanasios Konstantinoi

Maeco Campomenosi

Elena Kointoura

Elena Lizzi

 

Etiketa: eurodeputetetgreva e rinasitkomisioni europiankontrolloret turq

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para

"Do ta zbresim me çdo kusht avionin më 18 prill", Stresi sfidon hapur qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.