Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka reaguar për kontrollet e BKH-së ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi është shprehur se e gjithë kjo po ndodh për shkak të përplasjeve të brendshme në PS.
“Kushdo që mendon se pas show-ut të sotëm, SPAK po bën drejtësi, GABON!
Spektakli i sotëm, me regji të paralajmëruar, është thjeshtë çështje e përplasjeve të brendshme në Grupin e Strukturuar Kriminal, që formalisht quhet PS!
Ky është thjesht një dorëzim i kontrolluar i Edi Ramës!
SPAK vetëm ekzekuton porositë”, ka theksuar drejtuesi i PD-së për Tiranën.