Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kontrolle “blic” në gjithë vendin! Policia bën bilancin e një jave

10:38 25/09/2022
Reading Time: 4 min lexim

Policia e shtetit ka vepruar me “dorë të hekurt” gjatë kësaj jave.

Aja ka bërë të ditur bilancin e operacioneve të zhvilluara brenda një jave në vendin tonë ku bëhet me dije se janë zhvilluar 23 operacione dhe janë arrestuar 123 persona të përfshirë në veprimtari penale.

Njoftimi i Plotë:

Policia e Shtetit, në një javë!

Punë intensive hetimore e policore në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe agjencitë ligjzbatuese, për të parandaluar, evidentuar, goditur dhe zbardhur rastet e paligjshmërive.

Prani e përditshme e efektivëve të Policisë pranë shkollave në çdo qark të vendit, si dhe konsultim i vazhdueshëm me oficerët e sigurisë dhe stafet pedagogjike, për të parandaluar depërtimin e fenomeneve negative në shkolla.

Vijojnë kontrollet “blic” në të gjithë vendin, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjatë kësaj jave janë zhvilluar 23 operacione policore të koduara: “Compensation”, “Tenderat”, “Ëares 2”, “Contraband 2”, “Unstoppable”, “Account”, “Diesel 3”, “Doses”, “Five”, “Ndjekja”/Durrës, “Seats”, “Double”, “Ypsilon”, “Sunset”, “Prevent”, “Autumn”, “Zgjedhja e gabuar”, “Ndjekja”/Lezhë, “Help”, “Grecalli”, “Tentativa”, “Four” dhe “Ëanted”.

Gjithashtu, janë arrestuar, proceduar 406 shtetas, nga këta: 123 janë arrestuar, 266 janë proceduar penalisht dhe 17 janë shpallur në kërkim.

Janë goditur 8 raste të veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës. 4 operacione policore të finalizuara nga DVP Tiranë dhe 2 nga DVP Durrës, me këtë fokus.

Si rezultat i tyre, 6 shtetas janë vënë në pranga, 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë sekuestruar 2 tonë naftë, rreth 3.8 kg ar, paketa me cigare, pajisje elektrike e bujqësore, si dhe mallra të tjera të kontrabanduara.

6 shtetas të kërkuar, janë vënë në pranga gjatë kësaj jave, në Shkodër, Korçë dhe PKK Tushemisht. 5 të ndaluarit ishin shpallur në kërkim për vrasje me dashje, veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe mashtrim.

I ndaluari në Korçë u kap si rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërmjet DVP Korçë, DVP Tiranë dhe FAST Albania, si rezultat i operacionit policor “Ëanted“. Ky shtetas ishte i kërkuar për vrasje me paramendim, për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe plagosje të rëndë me dashje.

Nga strukturat e DVP Shkodër u identifikua dhe u shpall në kërkim një 24-vjeçar, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes së ndodhur në datën 18.09.2022, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një shtetas.

Operacioni policor i koduar “Ndjekja” në Lezhë – U identifikuan dhe u vunë në pranga 2 vëllezërit që vodhën gjatë mesnatës, nën kërcënimin e një kallashnikovi, xhiron ditore të një karburanti dhe u larguan menjëherë me motoçikletë. Gjithashtu, u gjetën dhe u sekuestruan sendet e kundërligjshme të përdorura.

Operacioni policor i koduar “Tenderat” në Tiranë- U vunë në pranga 4 punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për abuzim me disa tendera.

Në fushën e narkotikëve janë finalizuar 6 operacione, nga strukturat e DVP-ve Tiranë, Durrës, Berat, Fier dhe Dibër. Janë sekuestuar rreth 5.8 kg kanabis në proces tharjeje, doza kanabisi e kokaine, si dhe janë asgjësuar bimë narkotike.

Operacionet “Zgjedhja e gabuar” dhe “Help”, në Lezhë dhe në Kukës, të finalizuara gjatë kësaj jave. 3 shtetas të vënë në pranga për transportimin e 19 emigrantëve në total, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Një sërë rastesh të vjedhjeve janë zbardhur në Tiranë, Durrës dhe Berat, si dhe 5 autorët e dyshuar të tyre janë vënë në pranga.

Janë lokalizuar dhe kapur 21 persona në kërkim kombëtar.

Janë goditur 6 raste të armëmbajtjes pa leje dhe janë sekuestruar 8 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 silenciator, 2 thika dhe 1 dorezë.

Janë evidentuar dhe goditur 22 raste të krimeve mjedisore dhe 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 36 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 31 raste.

Janë evidentuar dhe goditur 4 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar të tyre.

Policia Rrugore/Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, duke përdorur mjetet inteligjente, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 368 leje drejtimi, nga të cilat: 297 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 51 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 38 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë arrestuar 56 drejtues mjetesh, nga këta: 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 21 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 3 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 2 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Kufitare/Vijojnë kontrollet, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Të angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, shërbim sa më cilësor.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar gjatë kontrollit në vijën e dytë dhe kanë sekuestruar 14 500 euro në Morinë dhe 21 550 paund sterlina në Rinas, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore, nga 2 shtetas tashmë nën hetim.

Janë goditur 11 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Janë proceduar penalisht 6 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 për “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe 12 për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet “blic”, në çdo qark të vendit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.

Njëkohësisht, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me partnerët, do të vijojnë operacionet policore të përbashkëta për goditjen e krimit të organizuar.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Të lidhura

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë
Aktualitet

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë

Gisele Pelicot, gruaja franceze që tronditi opinionin publik me rrëfimin e saj për dhunimin e përsëritur për më shumë se...

23:02 13/07/2025
Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj
Aktualitet

Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

Nga Klodian Tomorri Te indinjuarit nga bujtinat e Thethit Nga te gjithe te indinjuarit per ceshtjen e Thethit, dallon nje...

19:44 13/07/2025
Para
Izraeli nuk dërgoi sisteme antiraketë! Zelensky i tronditur, ja çfarë deklaron

Izraeli nuk dërgoi sisteme antiraketë! Zelensky i tronditur, ja çfarë deklaron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë

23:02 13/07/2025
Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

19:44 13/07/2025
“Të ulemi, jo të shembim”, Famullitari i Shkodrës bën thirrje për dialog në Theth

“Të ulemi, jo të shembim”, Famullitari i Shkodrës bën thirrje për dialog në Theth

19:17 13/07/2025
Sazani dhe Karaburuni magjepsin turistët e huaj

Sazani dhe Karaburuni magjepsin turistët e huaj

18:32 13/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.