Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Konsullata shqiptare në Stamboll u mohon vizën 48 turistëve irakianë, Shoqata e Turoperatorëve kërkon hetim

23:47 17/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, Ministres për Evropën dhe punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi me anë të një letre duke ngritur shqetësimin e refuzimit të hyrjes në Shqipëri të 48 irakianëve, mes tyre 30 mjeke, pasi Konsullata shqiptare në Stamboll nuk iu dha vizë.b Gjithashtu shoqata ka deklaruar se gjithçka ishte e organizuar dhe se rezervimi ishte në detaje.

Më tej shoqata thekson se turistët irakianë ishin përzgjedhur nga Operatori Irakian, që të ishin njerëz me profesione, të kishin udhëtuar më parë si turistë në vende të ndryshme dhe të kishin një nivel ekonomik të përshtatshëm për të bërë udhëtime turistike. Në fund, shoqata kërkon nga autoritetet shtetërore, hetim të veprimeve të konsullatës në Stamboll dhe transparencë për ligjshmërinë e këtyre veprimeve, që i cilëson sabotuese.

LETRA E PLOTE

Tiranë, më 17.07.2021

Kryeministrit të Shqiperisë, Z. Edi Rama,

Ministrit për Europën dhe punët e Jashtme Znj. Olta Xhaçka

Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi.

Duke përshëndetur heqjen e vizave për qytetarë të disa vendeve të Lindjes së Mesme që duan të vizitojnë Shqipërinë apo të bëjnë pushime në vendin tonë, ju prezantojmë një veprim krejtësisht të pa justifikuar të Konsullatës sonë në Stamboll, e cila ju refuzoi vizat një grupi prej 48 personash, turistë irakianë, të cilët kishin paguar paketën e një udhëtimi turistik në Shqipëri.

Duke qënë se Iraku nuk u përfshi në vendet për të cilat Qeveria Shqiptare hoqi regjimin e vizave, Turistët nga Iraku janë të detyruar të paisen me viza turistike nga konsullata jonë në Stamboll.

Përpjekjet e Operatorit Turistik shqiptar dhe Partnerit Irakian, i cili dy muaj më parë erdhi dhe bëri një vizitë në Shqipëri për të studiuar mundësitë për sjelljen e grupeve të turistëve nga Iraku, dështuan pa filluar akoma. Turistët Irakianë ishin përzgjedhur nga Operatori Irakian, që të ishin njerëz me profesione, të kishin udhëtuar më parë si turistë në vende të ndryshme dhe të kishin një nivel ekonomik të përshtatshëm për të bërë udhëtime turistike.

Për grupin prej 48 personash u organizuan rezervimet për fluturime dhe Hotelet ne Shqipëri. U bë aplikimi për viza online dhe iu kërkua – e theksojmë – iu kërkua të paraqisnin biletat dhe hotelet e paguara. Për 48 persona operatori irakian u detyrua te paguante rreth 30 mijë USD për biletat e avionit dhe rreth 3500 Euro për vizat. Gjithashtu u parapaguan Hotelet në Shqiperi.

Refuzimi masiv i kërkesave për vizë turistike është për ne një sjellje e pa justifikuar dhe e pa bazuar në kriteret dhe rregullat në fuqi. Ne mendojmë dhe jemi të bindur se paragjykimet të cilat kanë dominuar në marrjen e këtij vendimi refuzimi, janë shumë të dëmshme dhe minojnë perpjekjet e Operatoreve Turistike vendas dhe të huaj për zhvillimin e Turizmit dhe zgjerimin e hartës së vendeve nga të cilat Shqipëria pret Turistë.

Ne përbërjen e Grupit prej 48 Turistësh Irakianë, ishin 30 Mjekë dhe Doktorë të cilëve ju refuzua viza pa asnjë të drejtë.  Çdo vendim për refuzimin e hyrjes në Shqipëri duhet të jetë i bazuar në të dhënat individuale të secilit e jo në paragjykimin se çdo Irakian është një azilkërkues…. Doktorët Irakianë që do të vinin për një seminar apo konferencë të akomoduar në hotelin më të mirë me 5 yje në Tiranë, dhe që planifikuan të qëndronin edhe 3 ditë më tepër në një nga hotelet më luksoze në Sarandë, të jenë të gjithë kontigjentë per t’u refuzuar? Edhe 20 pjesëtarët të një grupi tjetër irakiën, me vula dhe viza të përdorura hyrjesh në shtete europiane, USA a Kanada, Turqi a Egjipt, të ishin të gjithë për t’u refuzuar?

Krahas humbjeve të konsiderueshme që u janë shkaktuar individëve edhe Operatorëve Turistikë nga parapagimet e Biletave dhe Hoteleve që janë pothuaj të pa kthyeshme, një humbje edhe më e madhe po i shkaktohet sektorit të Turizmit dhe imazhit të Shqipërisë si një destinacion nderkombëtarë.

Shoqata ATOA me anë të publikimit të kësaj letre të hapur, kërkon nga autoritetet shtetërore, hetim të veprimeve të konsullatës Shqiptare në Stamboll dhe transparencë për ligjshmërinë e këtyre veprimeve sabotuese të punës së Operatoreve Turistikë.

Me respekt,

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike

Etiketa: irakianekonsullatashqiptare

Të lidhura

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë
Aktualitet

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

Me rritjen e temperaturave dhe afrimin e fundjavës, shumë qytetarë kanë nisur udhëtimin drejt bregdetit shqiptar. Kjo ka sjellë trafik...

10:19 06/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Fier/ Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohet autori

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si pjesë e operacionit kombëtar...

09:58 06/06/2025
Para

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Masakër në Itali/ 30-vjeçarja rumune gjendet e copëtuar brenda një valixheje, autori dëshmon pse e vrau

Masakër në Itali/ 30-vjeçarja rumune gjendet e copëtuar brenda një valixheje, autori dëshmon pse e vrau

10:47 06/06/2025
Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

10:19 06/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Fier/ Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohet autori

09:58 06/06/2025
Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, ministria: Është krijuar një ‘tymnajë’ e panevojshme

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, ministria: Është krijuar një ‘tymnajë’ e panevojshme

09:46 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.